Page 221 - Demo
P. 221


                                    Verifikoni njohuritë1. Rrëfimi fantastik ofron një botë hipotetike, të mbështetur në fuqitë e një imagjinate të pacenuar nga kufizimet që imponon poetika e riprodhimit të realitetit. Çfarë dini për letërsinë fantastike? Cili është roli i Borhesit në zhvillimin e kësaj letërsie? 2. Cila është një nga temat që gjendet më së shumti në krijimtarinë e Borhesit? Si shfaqet ajo në tregime të ndryshme të tij? Përmendni disa prej tyre.3. Borhesi e përdor botëkuptimin e tij për botën si kaos në disa tregime. Përpiquni të kujtoni se si e mishëron këtë ide te tregimi “Biblioteka e Babelit”.4. Në tregimin “Alefi”, personazhi është i njëjtë me rrëfimtarin apo i ndryshëm? Kur shfaqet ai, në fillim, në mes apo në fund të tregimit?5. Përpiquni të rikujtoni fabulën e tregimit dhe të ndaleni te momenti kur ndërfutet elementi fantastik.6. Rrëfimi mbi Alefin karakterizohet nga një teknikë e veçantë shkrimi. Cila është ajo dhe ç’karakteristika paraqet? 7. Studiuesit pohojnë se te tregimi “Alefi” mund të shihet një marrëdhënie parodike (shndërrimi sarkastik) që Borhesi ka vendosur me Dante Aligerin dhe poemën e tij. Evidentoni disa prej elementeve që hedhin dritë mbi këtë marrëdhënie.8. Cilin lloj lexuesi kërkojnë tregimet e Borhesit? Ushtroni mendimin kritik9. Studiuesit i kanë klasifikuar tregimet e Borhesit në llojin e letërsisë fantastike. Në gjykimin tuaj, cilat janë ato tipare që ua japin këtë karakteristikë? A njihni autorë të tjerë që kanë lëvruar tregime fantastike nga letërsia e huaj? Po nga letërsia shqipe?10. Përveç idesë së labirintit dhe kaosit të botës, çfarë idesh të tjera mendoni se mund të përmbajë “Alefi”?11. Pjesa e rrëfimit mbi Alefin është shkruar me teknikën e shkrimit automatik. Çfarë dini ju për këtë teknikë shkrimi? A mendoni se kjo lloj teknike i përshtatet situatës në të cilën ndodhet protagonisti i tregimit?12. Si mendoni, cilat figura letrare mbizotërojnë te pjesa që ilustron përdorimin e teknikave moderniste në ligjërim? Çfarë efekti krijojnë ato?13. A mund të themi se intriga bazë në tregimin “Alefi” është pranimi i dyshimit dhe i frikës si pjesë e gjendjes njerëzore? Argumentoni përgjigjen tuaj.Sfida e të shkruarit14. Provoni të shkruani një tregim me një prej temave që lëvron Borhesi. Ndërfutni elemente fantastike dhe eksperimentoni me shkrimin automatik. S T U D I M T E K S T I Letërsi 219
                                
   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225