Page 222 - Demo
P. 222
AlefiKam arritur tani në pikën thelbësore e të papërshkueshme të rrëfimit tim: këtu fillon edhe dëshpërimi im si shkrimtar. Çdo gjuhë është një alfabet simbolesh, përdorimi i të cilit nënkupton një të kaluar, të cilën bashkëbiseduesi e ndan me të. Si t’ua përcjell unë të tjerëve Alefin e pafund, të cilin me zor e nxë kujtesa ime e frikësuar? Mistikët, në rrethana të tilla, përdornin pa kursim emblemat: për të treguar hyjnitë, një persian flet për një zog, i cili në njëfarë mënyre, përfaqëson të gjithë zogjtë, Alanus ab Insulis flet për një sferë, qendra e së cilës ndodhet gjithkund, ndërsa perimetri askund. ( ...) Në pjesën e brendshme të shkallares, për nga e djathta, pashë një sferë farfuritëse që lëshonte një shkëlqim pothuaj të padurueshëm. Në fillim, kujtova se rrotullohej: pastaj e kuptova se ajo lëvizje qe një iluzion i krijuar nga shfaqjet marramendëse që mbante brenda. Diametri i Alefit duhet të qe dy a tri centimetra, por hapësira kozmike ndodhej aty pa asnjë shkallë zvogëlimi. Çdo gjë (sipërfaqja e pasqyrës, për shembull) ishte një pafundësi gjërash, sepse unë e shihja qartë nga të gjitha pikat e universit. Pashë detin me një mizëri njerëzish, pashë agimin dhe mbrëmjen, pashë turmat e Amerikës, pashë një rrjetë të argjendtë merimange në qendër të një piramide të zezë, pashë një labirint të thyer (ishte Londra), pashë të gjitha pasqyrat e planetit, por asnjëra nuk më pasqyroi...Përktheu: M. MeksiILUSTRIM LETRARH. L. BorhesHorhe Lui BorhesALEFI220 Letërsi

