Page 224 - Demo
P. 224
Fabula e romanit “I huaji”Protagonisti i romanit është Mersoi (Meursault), i cili merr një telegram ku njoftohet për vdekjen e nënës, e cila prej kohësh jetonte në një azil. Shkon në varrim dhe përpiqet të përshpejtojë formalitetet me indiferencë, apati dhe ftohtësi.Të nesërmen kthehet dhe në port sheh Marinë, një ish-kolegen e tij me të cilën kalon ditën dhe natën. Të hënën rifillon punën, duke iu rikthyer rutinës dhe zakoneve të veta të vjetra. Siç shihet, pas vdekjes së nënës, për Mersonë, në dukje, “nuk kishte ndryshuar asgjë”. Mersoi jeton gjërat ashtu siç i vijnë, me një ndjenjë indiference dhe tëhuajzimi, pa siguri dhe pa aspirata për jetën.Në këtë ekzistencë banale dhe absurde, realizohet një ngjarje e paparashikueshme: gjatë një shëtitjeje në plazh, i verbuar nga dielli, Mersoi godet për vdekje, pa ndonjë shkak bindës, një arab që më parë kishte kërcënuar dhe plagosur me thikë mikun e tij, Rajmondin. Arrestohet dhe gjykohet. Kryetarit të gjyqit, që kërkon të kuptojë shkakun e këtij gjesti, nuk di t’i thotë gjë tjetër përpos se e ka vrarë “për shkak të diellit”. Gjyqi e dënon me gijotinë. Në qelinë e të dënuarve me vdekje, Mersoi mediton mbi ekzekutimin e vet, mbi qenien e tij njeri, mbi absurditetin e të ekzistuarit. Nuk pranon të flasë për Zotin me priftin e burgut. “Shpresës” së fetarit i kundërvë “siguritë” e veta ekzistenciale: “Humbja” dhe “Vdekja”. Pranon fatin dhe pret i qetë fundin.Vite më vonë, Kamyja, duke iu referuar romanit, do të pohonte se: “Romanin I huajipo e përmbledh brenda një fraze që e di se është paradoksale: Në shoqërinë tonë, çdo njeri që nuk qan në varrimin e nënës së tij, ka rrezik ta dënojnë me vdekje. Dua të them se heroi i librit është i dënuar, pasi ai nuk bën si të tjerët, nuk di të luajë. Në këtë kuptim, ai është i huaj në shoqëri, endet kuturu në rrugicat e jetës së tij private, në shtigjet vetmitare dhe seksuale. Ja pse lexuesit orvaten ta konsiderojnë atë si një anije e mbytur. Mersoi nuk bën si të tjerët. Dhe përgjigjja është e thjeshtë: Ai refuzon të gënjejë”.Kamyja pas marrjes së çmimit NobelSubjekti Rrëfimi fillon kur Mersoi merr një telegram ku njoftohet për vdekjen e së ëmës. Pas këtij momenti, ngjarjet në roman tërhiqen nga filli i fatalitetit drejt vdekjes. Pas vdekjes së nënës në fillim të romanit, vijnë edhe dy të tjera: ajo e arabit në fund të pjesës së parë, i cili vritet pa ndonjë shkak nga Mersoi dhe vdekja e vetë Mersoit në fund të romanit. Ndërkohë, mes tri vdekjeve ndodhin fare pak gjëra, por ato mjaftojnë për të plotësuar tablonë e përgjithshme. Rrëfimi i ngjarjeve bëhet nga perspektiva e personazhit kryesor, të gjitha fjalët dhe veprimet që përmban vepra jepen nga një këndvështrim i vetëm, nga ai i Mersoit. Për shkak të rrëfimit në vetën e parë, lexuesi identifikohet me personazhin dhe shpesh duket sikur përjeton të njëjtat pasiguri si Mersoi. Rrëfimi thuret me fjali të thjeshta e gjykime të shkurtra, që fshehin me kujdes tensionin e brendshëm, që buron nga prania e vdekjes.222 Letërsi

