Page 225 - Demo
P. 225


                                    Struktura Romani është i ndërtuar nga dy pjesë dhe në të dyja pjesët, rrëfimtari është njëherazi edhe protagonisti që rrëfen në vetë të parë: në pjesën e parë, protagonisti i sheh gjërat me syrin e vet, duke përshkruar qëndrime e veprime, pa i shoqëruar me komente apo interpretim, ndërsa në të dytën, ai detyrohet ta shohë veten me sytë e të tjerëve, ndaj e dyta merret me komentet e me interpretimet e asaj që ka ndodhur në pjesën e parë.Stili i romanit “I Huaji”Siç vërejnë studiuesit, romani është i huaj që në stil, për hir të befasisë stilistike që i ofron lexuesit: fjalitë e thjeshta, të shkurtra e pa ngjyresa stilistike. Kjo teknikë shkrimi duket sikur sugjeron llojin e shkrimit “neutral”, i cili i neutralizon shenjat letrare të rrëfimit, duke i lënë gjërat pezull në një dykuptimësi të qëllimshme. Ka një ndryshim në përdorimin e regjistrit gjuhësor mes pjesës së parë, ku janë të pranishme fjalë më të thjeshta e fjali më të shkurtra, dhe pjesës së dytë, ku fjalitë janë më të gjata dhe shoqërohen me një fjalor më të pasur.Nga pjesa e parë:Sot më vdiq mamaja. Apo ndoshta dje, nuk e di. Mora një telegram nga azili: “Nëna vdiq. Varrimi nesër. Ngushëllime të sinqerta”. Kjo s’do të thotë asgjë. Ndoshta ka ndodhur dje.Algjeria, vendlindja e KamysëMersoja, personazh i KamysëLetërsi 223
                                
   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228   229