Page 226 - Demo
P. 226
S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Cila është tema që i bashkon veprat “I huaji”, “Miti i Sizifit” dhe “Kaligula”? Si i ka cilësuar ndryshe këto vepra kritika?2. Çfarë trajtojnë esetë e përmbledhjes “Miti i Sizifit”? Po figura e Sizifit antik çfarë kuptimi përçon?3. Nga se lind absurdi sipas Kamysë? Po njeriu absurd çfarë është për Kamynë? Përpiquni ta përmblidhni me fjalët tuaja karakterizimin që Kamyja i bën njeriut absurd.5. Përpiquni të rindërtoni fabulën e romanit dhe të evidentoni disa prej ngjarjeve kyçe në roman. 6. Nga ç’perspektivë rrëfehen ngjarjet dhe kush i rrëfen ato? Po lexuesi në ç’pozicion vihet kur lexon historinë e romanit “I huaji”? 7. Si është e ndërtuar struktura e romanit? Ç’karakteristika paraqet ajo?8. Stili me të cilin Kamyja e ka shkruar romanin “I huaji” nuk është i njëjtë përgjatë gjithë veprës. Në pjesë të ndryshme, ai shfaq karakteristika të veçanta. Evidentoni cilat janë ato karakteristika. Ushtroni mendimin kritik9. Albert Kamy konsiderohet si përfaqësues i romanit ekzistencialist. Çfarë dini për rrymën e ekzistencializmit në letërsi? A njihni ndonjë autor tjetër të kësaj rryme? 10. Lexoni në fjalorin e mitologjisë përcaktimin që bëhet për figurën e Sizifit. Krahasoni këtë përcaktim që gjetët me simbolikën që merr kjo figurë tek eseja e Kamysë. Evidentoni çfarë ka marrë Kamyja nga përcaktimi mitologjik që i bëhet Sizifit. 11. Përcaktimi që i bëhet protagonistit të romanit është se: “Ai është thjesht absurd dhe i huaj përballë perceptimit që ka shoqëria për të, por edhe përballë vetes”. Shpjegoni si e kuptoni ju këtë përcaktim. 12. Lexojeni me zë mendimin që shpreh Kamyja në lidhje me figurën e Mersoit dhe gjendjen e tij. Duke u nisur nga ky mendim i Kamysë, hapni një debat në klasë për të diskutuar se si e shikoni përgjithësisht marrëdhënien e individit me shoqërinë. A është shtrënguese dhe diktuese shoqëria në raport me individin? Sfida e të shkruarit13. Shkruani një ese nxitur nga shprehja e Ivan Karamazovit të Dostojevskit, (të cilin Kamy e përmend në tekstin e tij dhe është pjesë e filozofisë se absurdit).“Nëse Zoti nuk ekziston, gjithçka është e lejueshme”.Nga pjesa e dytë: Edhe kur je në bankën e të akuzuarve është gjithmonë interesante të dëgjosh kur flasin për ty. Gjatë akuzës së prokurorit dhe mbrojtjes së avokatit tim, mund të them se u fol shumë për mua dhe ndoshta më shumë për mua se për krimin tim.Në pjesën e parë, toni është shumë indiferent. Mersoi e rrëfen historinë sikur të mos ketë lidhje me jetën e tij dhe nuk ndërhyn për të shfaqur përmasën e vet emocionale. Secila fjali duket si fotografim i rëndomtë i situatës. Në pjesën e dytë kalohet nga toni indiferent, në atë të revoltës, rrëfimi fiton pak më shumë emocion dhe personazhi ndërhyn herë pas here me qëndrimin e tij.224 Letërsi

