Page 227 - Demo
P. 227


                                    ILUSTRIM LETRARA. KamyRomanAlbert KamyI HuajiI HuajiSot më vdiq mamaja. Apo ndoshta dje, nuk e di. Mora një telegram nga azili: “Nëna vdiq. Varrimi nesër. Ngushëllime të sinqerta.” Kjo s’do të thotë asgjë. Ndoshta ka ndodhur dje. Azili i pleqve ndodhet në Marengo, tetëdhjetë kilometra larg Algjerit. Do të marr autobusin e orës dy dhe do të jem aty pasdite. Kështu do të mund ta gdhij një natë e do të kthehem nesër mbrëma. I kërkova dy ditë leje pronarit dhe ai nuk mund të mos m’i jepte për një arsye të tillë. Por m’u duk se nuk i pëlqeu. Madje dhe i thashë: “S’është për fajin tim.” Nuk u përgjigj. Atëherë mendova se nuk duhej t’ia kisha thënë ato fjalë. Sidoqoftë nuk kisha pse të kërkoja ndjesë. Ai bile duhej të më shprehte ngushëllimet. Do ta bëjë padyshim pasnesër, kur të më shohë në zi. Tani për tani duket sikur mamaja nuk ka vdekur. Ndërsa pas varrimit do të jetë çështje e mbyllur dhe çdo gjë do të ketë marrë formë zyrtare. Në orën dy mora autobusin. Bënte shumë nxehtë. Hëngra në restorant, te Çelesta, si zakonisht. Të gjithëve u vinte shumë keq për mua dhe Çelesta më tha: “Vetëm një nënë kemi.” Kur u largova, më shoqëruan deri te dera. Isha disi i hutuar, ngaqë mu desh të ngjitesha tek Emanueli për t’i marrë hua një kravatë të zezë dhe një shirit të zi. Ai ka humbur xhaxhanë para disa muajsh. Vrapova të kap autobusin. Gjithë ai nxitim e ai vrap, me siguri për shkak të tyre, le pastaj dhe troshitjet, era e benzinës, afshi i nxehtë që vinte nga rruga e nga qielli, më vunë në gjumë. Fjeta thuajse gjatë gjithë rrugës, kur u zgjova pashë se isha ngjeshur pas një ushtaraku që më buzëqeshi dhe më pyeti nëse vija nga larg. I thashë po për të mos e zgjatur muhabetin. Azili është dy kilometra larg fshatit. E bëra rrugën në këmbë. Desha ta shihja mamanë menjëherë. Por portieri më tha se duhej të takoja drejtorin, prita ca meqenëse ishte i zënë. Portieri foli e foli pa pushim, më pas takova drejtorin; më priti në zyrën e vet. Ishte një burrë i vjetër, trupshkurtër, mbante varur dekoratën e Légion d’honneur. Më vështroi me sytë e tij të çelët. Pastaj më shtrëngoi dorën e ma mbajti kaq gjatë, sa nuk dija si ta tërhiqja. Shfletoi një dosje dhe më tha: “Zonja Merso ka ardhur këtu para tre vjetësh. Ju ishit mbështetja e saj e vetme.” M’u duk sikur po më qortonte për diçka dhe fillova t’i shpjegoj. Por ai më ndërpreu: “S’keni pse të shfajësoheni, biri im. Lexova dosjen e nënës suaj. Ju nuk kishit mundësi ta mbanit. Kishte nevojë për njeri. Të ardhurat tuaja janë të pakta. E në fund të fundit, ajo ishte më e lumtur këtu.” Unë i thashë: “Po, zoti drejtor.”( ...) Isha i lodhur. Portieri më çoi në shtëpinë e vet, ishte shumë e mirë. Kur dola, dita kishte zbardhur plotësisht. Qielli kuqëlonte përtej kodrave që ndajnë Marengon nga deti. Dhe era që vinte së andejmi sillte me vete një aromë të kripur. Dukej se dita do të ishte e bukur. Kishte kohë qysh kur s’kisha qenë në fushë dhe me sa kënaqësi do të shëtisja po të mos qe puna e mamasë. Edhe kur je në bankën e të akuzuarve është gjithmonë interesante të dëgjosh kur flasin për ty.Letërsi 225
                                
   221   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231