Page 228 - Demo
P. 228


                                    LetërsiTiparet kryesore të stilit të letërsisë së realizmit magjik në romanin “Njëqind vjet vetmi”Emërtimi i rrymës letrareZanafilla e emërtimit realizëm magjik ndeshet tek eseja e kritikut gjerman të artit Franc Ron (Franz Ron, 1925), e cila merrej me ardhjen e post-ekspresionizmit në artet pamore në Gjermani. Në letërsi, ky term lidhet me esenë e romancierit kuban Aleho Karpentier (Alejo Carpentier, 1949), që përdor termin realizëm magjik, duke nënkuptuar me të ndërthurjen mes elementit fantastik dhe motiveve të jetës së përditshme në letërsinë latino-amerikane. Kjo lloj koherence është më se e zakonshme për këto lloj tekstesh. Në fakt, edhe vetë Markezi e pohon këtë lloj teknike, duke e justifikuar me faktin se “Jeta është plot me gjëra natyrore që të vdekshmit e zakonshëm nuk arrijnë t’i shohin. Inteligjenca e poetëve është të shohin të jashtëzakonshmen në të zakonshmen.”. E, në këtë kontekst, ai nuk lë pa përmendur edhe një nga këto ngjarje të zakonshme, e cila, në fakt, përbën një ngjarje të jashtëzakonshme në formimin e tij si shkrimtar, siç është “zbulimi” prej tij i librit “1001 net”, me imazhet e të cilit ai kaloi vitet e para të fëmijërisë: “I kalova vitet e para të jetës sime i përhumbur nga një vizion i qilimave fluturues dhe xhindeve që dilnin nga llambat. Ishte e mrekullueshme… dhe për mua, plotësisht e vërtetë.”. Pak nga fabula e romanitRomani “Njëqind vjet vetmi” është historia e fshatit të izoluar, Makondo dhe e familjes që e themeloi atë, Buendias. Fshati është i izoluar prej vitesh. I vetmi kontakt me botën e jashtme krijohet mes ciganëve, të cilët në udhëtimet e tyre sjellin edhe teknologji të padëgjuara për fshatarët e Makondos, si: magnetet, akullin, teleskopët etj. I zoti i Gabriel Garsia MarkezGabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez) dhe vepra e tij lidhen pazgjidhshmërisht me emërtimin e rrymës letrare që quhet realizëm magjik. “Njëqind vjet vetmi” (1967) është vepra që citohet si prezantuese e kësaj letërsie në shumicën e manualeve të letërsisë dhe që pati ndikim e përhapje të menjëhershme te lexuesi botëror. Por Markezi ka shkruar edhe vepra të tjera, jo më pak të rëndësishme, të cilat janë përkthyer edhe n ë gjuhën shqipe. Kështu përmendim: “Gjethurinat” (1955); “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë” (1961); “Një histori me paskuinë” (1961); “Varrimi i Nënë Madhes” (1962); “Vjeshta e patriarkut” (1975); “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” (1981); “Erendira” (1983); “Dashuri në kohën e kolerës” (1985); “Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili” (1986); “Gjenerali në labirinthin e tij” (1989); “Dymbëdhjetë tregime pelegrine” (1992); “Për dashurinë dhe demonë të tjerë” (1994); “Historia e një rrëmbimi” (1996); “Të jetosh për të treguar” (2002); “Kujtim kurvash të trishta” (2004).226 Letërsi
                                
   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232