Page 229 - Demo
P. 229


                                    familjes Hose Arkadio Buendia (Plaku) është një person kureshtar, impulsiv dhe me fantazi të zhvilluar. Këto cilësi dhe tërheqja ndaj zbulimeve të mistershme e bëjnë atë që të shkëputet nga njerëzit dhe të rrethohet nga vetmia, derisa në fund vdes i çmendur. Kontaktet me pjesën tjetër të botës bëjnë që gradualisht fshati të humbë rutinën e tij të zakonshme, që karakterizohet nga të dhënat jetësore mbi jetën e familjes Buendias. Fillojnë luftërat civile, duke sjellë dhunë dhe vdekje. Aurelianoja (djali i dytë i Hose Arkadio Buendias) bëhet udhëheqësi i rebelëve liberalë, duke arritur famë si kolonel Aureliano Buendia. Makondo ndryshon; nga një vend idilik, magjik dhe i mbrojtur kthehet në një fshat të lidhur në mënyrë të pakthyeshme me botën e jashtme, përmes famës së kolonelit Buendia. Qeveritë e Makondos ndryshojnë disa herë, gjatë dhe pas luftës. Në një moment, Arkadio (nipi i Hose Arkadio Buendias, Plakut), më mizori i Buendiasve, sundon në mënyrë diktatoriale dhe më në fund vritet nga një skuadër pushkatimi. Lufta civile përfundon me nënshkrimin e një traktati paqeje.Nga ky përshkrim, në pamje të parë, duket si roman lufte. Në fakt, ai përshkruan sagën e familjes Buendia, të disa brezave të saj, e njëkohësisht edhe të Makondos, që kishte lindur bashkë me të. Në këtë mënyrë, këto episode të vrullshme narrative mbushen me historitë personale të personazheve, shumica e të cilave janë pjesëtarë të familjes Buendia. Libri mbyllet pothuajse njësoj siç fillon, duke na i paraqitur Aurelianon dhe Makondon përsëri të izoluar e të vetmuar, madje duke dhënë edhe parashikimin e Melhiadesit për shkatërrimin e Makondos.Pikturë murale e Markezit në Kolumbi.Letërsi 227
                                
   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233