Page 23 - Demo
P. 23


                                    Letërsi LETËRSIA MODERNE (I)Në letërsi dhe arte:Modernizmi, me formën e shfaqjes së tij, është parë si reaksion ndaj metodës së Realizmit dhe Romantizmit dhe si një shkëputje tërësore nga stilet tradicionale që lëvroheshin deri në atë kohë.Modernizmi kërkonte forma të reja shprehjeje dhe ndjeshmëri të re estetike për të shënuar ritmet e reja të zhvillimeve shoqërore e industriale të kohës dhe për të pasqyruar kompleksitetin e jetës moderne urbane.Modernizmi ishte ndërtuar mbi ndjesinë e tëhuajtjes, të vetmisë, larg turmës dhe qytetërimit të zhurmshëm. Ai shoqërohej me një sërë kontradiktash që karakterizonin tipare të ndjeshmërisë moderne, si: tëhuajzimi, vetmia, absurdi, dualiteti, kaotizmi, kontrasti, kundërvënia etj. Temat dhe motivet kryesore të teksteve modernisteTekstet moderniste përshkohen nga idetë e një jete kaotike apo të një bote pa Zot, ku gjithçka është e mundur. Në to ndihet ndikimi i fortë që ushtroi realiteti tronditës i periudhës midis dy luftërave botërore. Këto tekste kanë disa karakteristika. Ato paraqesin situata absurde, ku përfshihet njeriu, pa ditur si të dalë. Njeriu, të cilin e akuzojnë për kryerjen e një krimi, që as nuk e di se e ka bërë dhe as nuk e sqarojnë se çfarë ka bërë. Kjo është situata e romanit “Procesi” të Kafkës (Franz Kafka). Personazhi kryesor, Jozef K., nëpunës i zakonshëm banke në një qytet të panjohur, një Karakteristikat themelore të letërsisë moderneÇ'është Modernizmi?Termi Modernizëm u përdor për të emërtuar një lëvizje kulturore e letrare, që i pati fillesat rreth vitit 1890 dhe arriti kulmin në vitet ‘20-‘30 të shekullit XX. Pas këtyre viteve, mund të flasim për zhvillimin e një modernizmi të vonë, i cili i pati zgjatimet e veta deri në fund të gjysmës së parë të shekullit XX. Qysh në fillimit e veta, Modernizmi u karakterizua nga prirja drejt eksperimenteve, veçanërisht nga përpunimi i formës dhe ndërgjegjësimi se dija nuk është absolute. Kjo diktoi edhe ndryshime në mënyrën e perceptimit të realitetit dhe konceptimit të shkencës. Po ashtu, zbulimi i dimensionit të kohës si kohë e brendshme nga Bergsoni, eksplorimi i anëve të errëta të pavetëdijesnga Frojdi, përpunimi i teorisë së relativitetit nga Ajnshtajni, ndikuan që koncepte të tilla, si: e ardhmja, e shkuara dhe e tashmja, hapësira dhe koha, shkaku dhe pasoja, vetëdija dhe pavetëdija, të mos konsiderohen më si të dhëna absolute, por relative. Nga ana tjetër, zhvillimi me ritme të shpejta i teknologjisë dhe ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Parë Botërore bënë që shumë njerëz të vinin në dyshim të ardhmen e njerëzimit. Pyetja se çfarë po ndodhte me botën, do të zgjonte një ndjeshmëri të re me natyrë ekzistencialiste te shkrimtari i epokës moderne.Letërsi 21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27