Page 230 - Demo
P. 230


                                    Personazhet e romanitNë këtë galeri të larmishme, shohim djalin e madh të familjes Buendia, Hose Arkadio (trashëgon emrin e të atit), i cili bën një jetë të shthurur e plot aventura. Edhe djali i dytë, Aurelianoja, që siç thamë u bë pjesëmarrës dhe udhëheqës në luftërat civile, përfundon në vetmi e iu dorëzua zvetënimit moral, pasi krijoi një lidhje me gruan e të vëllait, me të cilën pati edhe fëmijë.Arkadioja, nipi i familjes Buendia, shfaqet si gjakatar i pamëshirshëm. Vajza e familjes Buendia, Amarantia, paraqitet si një grua e ftohtë e pa ndjenja, e cila gjithashtu e mbyll jetën e saj në vemi. Një imazh më njerëzor e më i përkushtuar shfaqet në figurën e Ursulës, gruas së Hose Arkadio Buendias, e cila kalon një jetë të përvuajtur dhe që i kundërvihet së keqes e zvetënimit moral, egërsisë e ftohtësisë së pjesëtarëve të familjes. Në këtë galeri të zymtë personazhesh, imazhi më rrëzëllues është ai i të dashurit të Amarantës, Pietro Krespit, që dashuron me ndjenja të pastra. Fundi i tij është i pamëshirshëm, pasi vret veten. Kjo vjen si rezultat i refuzimit të Amarantës për martesë. Teknika krijuese të realizmit magjik te “Njëqind vjet vetmi”Shkrirja e reales me fantastiken Më lart vumë në dukje se realizmi magjik, nga pikëpamja e koherencës, ndërfut të jashtëzakonshmen, fantastiken, në gjërat e zakonshme. Këtë Markezi e shpreh edhe në roman përmes metaforës së Melhiadesit: “Edhe sendet kanë jetën e tyre vetjake, – shpallte arrixhiu me zë gurgullues. – Puna është të dish t’ua zgjosh shpirtin.”.  Ka raste kur e jashtëzakonshmja, e perceptuar si e tillë nga personazhet e romanit, për lexuesin e sotëm nuk është e tillë. Janë pikërisht reagimet e personazheve dhe njohjet e tyre mbi botën, që krijojnë imazhin e fantastikes. “Sapo vigani e ngriti kapakun, nga sënduku vërshoi një gulsh i acartë. Brenda ndodhej vetëm një si kallëp shumë i madh e i tejdukshëm, i përshkuar nga damarë të panumërt, brenda të cilëve drita e mugët përthyhej në qindra yje të larmishëm”. Është momenti, kur Hose Arkadio Buendia çon fëmijët të shohin akullin në tendën e Melhiadesit. Vini re kohezionin hiperbolik të fjalëve dhe ndërtimeve (vigan, gulsh i acartë, kallëp shumë i madh, në qindra yje të larmishëm). Ky lloj kohezioni është i zakonshëm në tekst, pasi ai ndërtohet mbi një koherencë që e lejon dhe e favorizon atë. Dihet që ngjarjet zhvillohen në një fshat të humbur e të izoluar nga bota, që quhej Makondo (e që ngjante shumë me fshatin ku kishte lindur e ishte rritur Markezi). Në këtë kontekst, situata të tilla si këto që nisin romanin, ku arixhinjtë nomadë sjellin “shpikjet” e botës, që ata nuk njohin dhe përshkrimet e reagimet fantastike të personazheve krijojnë ndjesinë e së jashtëzakonshmes, fantastikes, mrekullisë, magjisë për gjëra që te një lexues i sotëm nuk shkaktojnë asnjë efekt të tillë. Ky i fundit përjeton vazhdimisht humorin e këndshëm nga këto skena e imazhe, të cilat në jo pak raste duken edhe naive. Momenti i marrjes së çmimit Nobel më 17 prill 2014 në Meksikë.228 Letërsi
                                
   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234