Page 232 - Demo
P. 232


                                    të cilët në jo pak raste nuk vazhdojnë direkt aty ku e ka lënë ngjarjen kapitulli paraprijës. Ata mund të kenë edhe diferencë kohore ose mund të fillojnë me historinë e një personazhi tjetër, pa e lidhur me atë që ka ndodhur më përpara. Narratori i gjithëdijshëm e bën në mënyrë të vazhdueshme këtë alternim të menjëhershëm, duke u dhënë kapitujve pamjen e kronikave të montuara. Megjithatë nuk krijohet fragmentarizëm se personazhet janë të së njëjtës familje, përplasjet, turbullimet, shthurjet, dashuritë, fatet e tyre tragjike janë të lidhura të gjitha me njëratjetrën.Tragjikja përmes dashurisë e vetmisëTragjikja përmes personazheveRomani “Njëqind vjet vetmi” në vetvete përmbledh një galeri personazhesh që kryesisht përjetojnë një fat tragjik. Ata dhe jeta e tyre, shpesh, janë përqasur me atë të jetës politike. Në këtë kontekst, studiues të caktuar e kanë parë realizmin magjik edhe si një kritikë të nënkuptuar të shoqërisë ndaj sistemeve politike rajonale, pasi stili i tij del jashtë kornizave të diskursit të “qendrave të privilegjuara të letërsisë”. Përplasja e së vjetrës me të renë, që do të duhej të përfaqësonte të përparuarën, zhvillimin, qytetërimin, krijohet si alegori me kah krejt të kundërt. E reja përfaqësohet nga sisteme të korruptuara, që janë kapluar nga zvetënimi moral, duke na dhënë kështu një tablo aspak tërheqëse të atyre që studiuesit i kanë quajtur “shoqëri gjysmë të bëra”, pra, të shoqërive që nuk kanë arritur të ngrenë një shtet të mirëorganizuar dhe një shoqëri të kultivuar e të qytetëruar. Rikujtojmë këtu figurën e Aurelianos, djalit të Hose Arkadios, i cili pavarësisht se luftoi kundër diktatorëve dhe udhëhoqi njerëzit kundër tyre, në fund pati një krizë të thellë zvetënimi moral. Po ashtu, edhe shumica e personazheve të tjera nuk kanë një fat më të mirë. Nga ana tjetër, gjithë romani na e shfaq Makondon si një skenë përplasjesh tragjike, në të cilat vetmia, dhuna, mungesa e dashurisë, pështjellimi dhe zvetënimi moral janë pjesë e së përditshmes.Vetmia përmes personazheveVetmia është një tipar që bashkon shumicën e personazheve. Kështu, Melhiadesi pikërisht për të luftuar vetminë e jetës së tij nomade kthehet dhe mbyllet në dhomën e tij, ku dhe bisedon me njerëzit. Aurelianoja në fund të jetës përjeton vetminë, i zhytur në kalbëzim moral. Amaranta, vajza e Hose Arkadios, pas vetëvrasjes së të dashurit, mbyllet në një dhomë ku përjeton trishtimin më të thellë. Ursula, e shoqja e Hose Arkadios, gjithashtu braktiset nga të gjithë në fund të jetës, pavarësisht përkushtimit të saj të jashtëzakonshëm. Pra, me gjithë jetën e vrullshme të personazheve, vetmia është e parathëna e fatit të tyre të përbashkët, ndër të tjera, edhe ndëshkimi i tyre.230 Letërsi
                                
   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236