Page 233 - Demo
P. 233


                                    Dashuria pëmes personazheveDashuria nga ana tjetër e përjashton vetminë, vetëm se ajo shfaqet kryesisht në kuadrin e pasionit, pra, jo si ndjenjë e pastër dhe e madhërishme. Madje, në jo pak raste, ajo del edhe me ndjesinë e groteskut. Po sjellim një fragment nga martesa e Aurelios me Remediosin: “Ky kurorëzim ishte pika kulmore e shqetësimit të vazhdueshëm në familjen Moskoti, sepse vogëlushja Remedios e arriti pjekurinë seksuale përpara se t’i kishte lënë mënjanë tabiatet e fëmijërisë.… U deshën vërtet përpjekje të stërmundimshme, por që i dhanë frytet e tyre: ditën e caktuar, vajza e vogël doli po aq e sqaruar për gjërat e kësaj bote, sa edhe motrat e saj të rritura.”.Në këtë fragment, shfaqet pikërisht përmbushja e dëshirave të mishit nëpërmjet pasionit, i cili vishet me moral nga manteli martesor. Në roman, siç thamë, duket se pasioni i personazheve të këtij romani është i nëmur me “vetminë”. Një pjesë kërkojnë pasionin për t’i ikur vetmisë, megjithëse në fund nuk i shpëtojnë dot kësaj të fundit. Edhe i vetmi rast që në fakt i kalon caqet e pasionit, të paktën nga njëra palë, dhe perceptohet si dashuri, shkrihet nga ftohtësia shpirtërore e palës tjetër, që ishte ngurtësuar nga përçmimi ndaj të tjerëve, sqima e lartë, ftohtësia e karakterit. E kemi fjalën për dashurinë e pastër të Pietro Krespit ndaj Amarantës. Krespi dashuron me “vrullin e zemrës”, por Amaranta është shpërfillëse dhe e pamëshirshme ndaj kësaj ndjenje. Në fakt, ajo i shëmbëllen më shumë një statuje të ftohtë e të pandjenjë, saqë edhe ajo vetë mundohet ta provojë e të shërohet nga kjo gjendje. “…sapo binte mugëtira, Amarantës i bëhej sikur ndiente livandon e Pietro Krespit, por kishte aq forcë sa të mos përhumbej në atë kujtim të mynxyrshëm. Ursula i hoqi vizë. Madje as nuk i ngriti sytë dhe as nuk shprehu ndonjëfarë keqardhjeje atë pasdreke, kur Amaranta hyri në kuzhinë dhe vuri dorën mbi prushin e vatrës, derisa i dhembi aq fort, saqë nuk ndjeu më asnjë dhembje përveç erës së rëndë të mishit të saj të përcëlluar. Ishte kjo një lloj kure e tmerrshme për të mjekuar brejtjet e ndërgjegjes.”.Dhe përfundimi i këtij eksperimenti të Amarantës, për fat të keq, ishte përsëri pandjeshmëria. Mungesa e dashurisë krijon pështjellim ngjarjesh e fatesh dhe i mbështjell personazhet në vetmi. Kjo gjë vulos tragjiken në fatin e fshatit dhe të njerëzve të tij. Mbase përpjekja drejt fantastikes, së panjohurës, mistikes, mitologjikes është edhe një orvatje për të gjetur një jetë tjetër, të ndryshme nga ajo që ata kishin jetuar. Përjetimi më ekstrem i vetmisë në tekst është pjesa kur përshkruhet dialogu dhe raporti i Amarantës me Vdekjen dhe ndjesia tërësisht indiferente e kësaj të fundit (Amarantës) në lidhje me të (Vdekjen).S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Në jo pak raste, zhvillimet letrare kanë qenë paralele me zhvillimet në fushat e tjera të artit. Sqaroni zanafillën e realizmit magjik si term. A e vërteton kjo zanafillë pohimin në fjalinë e parë?2. “Njëqind vjet vetmi” është një roman lufte, apo një roman që përfaqëson fatin tragjik të një familjeje e të fshatit Makondo gjithashtu? Argumentoni përgjigjen tuaj.3. Çfarë raporti ka e zakonshmja me të jashtëzakonshmen në tekstin e Markezit dhe si krijohet ndërthurja e tyre? A krijon kjo gjë tiparin kryesor të ndërtimit të këtij teksti?4. A ka raste kur lexuesi nuk e percepton si të jashtëzakonshme atë që në fakt personazhet e perceptojnë si të tillë? Pse vjen kjo dhe me çfarë ndjesie shoqërohet te lexuesi?5. Në tekst mësuat se ndërthurja e së zakonshmes me të jashtëzakonshmen jepet gati-gati në mënyrë indiferente. Si realizohet konkretisht kjo teknikë dhe çfarë ndjesie ju krijon?6. Teksti shfaqet i mbushur me detaje. Si realizohet renditja e tyre dhe a krijon vështirësi në lexim?Letërsi 231
                                
   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237