Page 234 - Demo
P. 234


                                    7. Romani ndërtohet në pjesë, kapituj të ndryshëm. Në jo pak raste, ata nuk duken në pamje të parë si vazhdim i njëri-tjetrit. A krijohet fragmentarizëm dhe kush e krijon lidhjen mes pjesëve? Ushtroni mendimin kritik8. Në konceptin njerëzor, e reja zakonisht përfaqëson zhvillimin, qytetërimin, përparimin. Në kontekstin e romanit, si shfaqet ajo dhe pse mendoni se ndodh kjo gjë? 9. Romani është përcaktuar si një roman përplasjesh tragjike në nivel politik e moral. A mendoni se kjo panoramë krijon alegori me përpjekjet e qenies njerëzore për përparim e katarsis? 10. Vetmia është tipari që bashkon shumicën e personazheve në roman. Është vetmi e kërkuar apo e kushtëzuar nga ambienti e fatet e të tjerëve? Ilustrojeni sipas personazheve.11. Dashuria, në roman, del përgjithësisht në kuadrin e pasionit. Një gjë e tillë flet për shoqëri të shëndetshme e të përpunuara nga pikëpamja e formimit njerëzor apo për të kundërtën? Pse?12. Në libër figura e Ursulës, gruas së Hose Arkadio Buendias, dallohet për përkushtimin, devotshmërinë ndaj familjes. Ky është një tipar i grave të Amerikës Latine apo i gruas në përgjithësi? Diskutoni në lidhje me imazhin e gruas në familjen shqiptare.Sfida e të shkruarit13. Shpesh, në moshën tuaj ngatërrohet koncepti i pasionit me dashurinë. Pasi të keni lexuar veprën e Markezit dhe të keni bërë kërkime të tjera për këto dy nocione e raportin mes tyre, shkruani një ese për këtë. Nuk po ju sugjerojmë një titull, pasi atë do ta zgjidhni vetë, në varësi të qëndrimit që do të mbani.232 Letërsi
                                
   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238