Page 235 - Demo
P. 235


                                    ILUSTRIM LETRARG. G. MarkezDhe ashtu ndodhi vërtet. Mirëpo, në çastet e fundme të jetës së saj, Amaranta nuk e ndjeu veten aspak si të dështuar, por përkundrazi, të çliruar nga çdo lloj hidhërimi, sepse Vdekja i pat bërë një privilegj: ajo i qe shfaqur vite më parë. Amaranta e kishte parë një pasdreke zhegu përvëlues, të ulur e duke qepur përbri saj në verandë, pak kohë pasi Memeja ishte nisur për në kolegjin e manastirit. E njohu menjëherë; ajo nuk dukej aspak e frikshme, ishte si një grua me paraqitje kohësh të shkuara, e veshur me një fustan blu, flokëgjatë, dhe i ngjante shumë Pilar Ternerës nga ato kohëra kur ndihmonte në kuzhinën e Buendiave. Edhe Fernanda pat qenë shpesh e pranishme aty në verandë, por nuk e kishte pikasur kurrë, megjithëse Vdekja kishte qenë aq reale dhe aq njerëzore, saqë njëherë iu lut madje Amarantës që t’ia shkonte perin në gjilpërë. Vdekja nuk i tha se kur duhej të vdiste, dhe as nëse ora do t’i trokiste përpara asaj të Rebekës; ajo i tha vetëm që të fillonte e të endte rrobat e veta të vdekjes më gjashtë të prillit të ardhshëm. Gjithashtu i dha leje që t’i endte e t’i qëndiste sa më të bukura e madhështore, siç do t’ia kishte ënda, po jo më pak dinjitoze sesa ato të Rebekës; pastaj ia paratha se do të vdiste pa dhimbje, pa frikë e pa pezmatim, madje pikërisht atë mbrëmje kur do t’i kishte bërë gati rrobat... Me qëllimin që të humbte sa më shumë kohë, Amaranta porositi fije liri dhe e endi vetë pëlhurën në tezgjah. E endi me aq kujdes, saqë vetëm për këtë punë iu deshën plot katër vjet. Pastaj filloi nga qëndisja. Sa më tepër i afrohej përfundimit të pashmangshëm, aq më shumë i përforcohej bindja se vetëm ndonjë mrekulli do ta lejonte që ta zgjaste atë punë deri pas vdekjes së Rebekës; sidoqoftë, ky përqendrim i madh ia siguronte atë qetësi që i nevojitej për t’u pajtuar me idenë e një dështimi. Dhe ishte kjo koha kur e kuptoi më në fund se ç’ishte ai rrethi vicioz, brenda të cilit qe vërtitur aq gjatë koloneli Aureliano Buendia duke u marrë me peshqit e tij të artë. Bota u ndal mbi sipërfaqen e lëkurës së saj, dhe brendia nuk iu cënua më nga asnjëlloj vreri. I dhembi, pse nuk e pat bërë atë zbulim përpara shumë vitesh, kur kishte qenë ende e mundur që t’i fisnikëronte kujtimet dhe ta sodiste botën nën një dritë të re, të mos e zinin drithmat netëve kur t’i ngjitej në hundë aroma e livandos së Pietro Krespit dhe ta nxirrte Rebekën nga moçali i mjerimit të saj, jo nga urrejtja dhe as nga dashuria, por thjesht nga të kuptuarit e pakufishëm të vetmisë. Urrejtja që kulloi nga fjalët e Memes atë mbrëmjen kur qenë Njëqind vjet vetmiAmaranta Buendia, e bija e Hose Arkadio Buendias, është në prag të vdekjes. Kujtojmë se ajo ka refuzuar dashurinë e Pietro Krespit në mënyrë të ftohtë e arrogante. Ky i fundit është vetëvrarë për këtë shkak. Amaranta nuk është martuar asnjëherë dhe e ka kaluar jetën në vetmi. Gabriel Garsia MarkezNjëqind vjet vetmiLetërsi 233
                                
   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238   239