Page 236 - Demo
P. 236


                                    S T U D I M T E K S T I shtruar në sofër, nuk e preku Amarantën ngase qe drejtuar edhe kundër asaj, por sepse e pa veten të përsëritur te një vashëri tjetër, që iu duk aq e qashtër sa ç’pat qenë ndoshta edhe ajo e vetja, megjithëse qysh atëherë kishte filluar të prishej nga mllefi. Mirëpo tani ajo ishte e pajtuar deri në atë masë me fatin e saj, saqë nuk mërzitej aspak që i ishin mbyllur të gjitha shtigjet për ta rregulluar atë fat. I vetmi qëllim i saj ishte që t’i përfundonte rrobat e vdekjes. Në vend që ta zgjaste atë punë me marifete të kota, e shpejtoi. Qysh një javë përpara, e bëri llogarinë që dorën e fundit do t’ua jepte natën e katër shkurtit dhe, pa ia treguar arsyen, i propozoi Memes - megjithëse pa sukses, - që ta spostonte në atë datë një koncert të planifikuar për një ditë më vonë. Atëherë Amaranta u përpoq të gjente ca shkaqe për t’u vonuar dyzet e tetë orë, madje pandehu se Vdekja po i lëshonte pe, ngaqë natën e katër shkurtit shpërtheu një stuhi e fortë që e la Makondon pa dritë elektrike. Por të nesërmen e asaj dite, më tetë të mëngjesit, ajo i dha fund qëndismës më të bukur që pat dalë ndonjëherë nga dora e një gruaje dhe, pa kurrfarë dramaticiteti, shpalli se do të vdiste atë mbrëmje. Amaranta e lajmëroi jo vetëm familjen, por edhe të gjithë fshatin, sepse i qe mbushur mendja që njeriu mund t’i ndreqte gabimet e veta gjatë një jete meskine, duke u bërë të tjerëve qoftë edhe një të mirë të vetme; kështu ia dha truri që nuk mund të kishte shërbim tjetër më të mirë, se sa të merrte me vete letra për të vdekurit.Përktheu: Robert ShvarcNga teksti te kuptimi1. Cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme të veprës, sjellja e Amarantës është shprehi e qartë e gjithë fshatit të mbërthyer nga vetmia. E pranon ajo si fakt këtë? Çfarë shqetësimi ka Amaranta? Ilustrojeni me pjesë nga teksti.2. Marrëdhënia e Amarantës me vdekjen nuk është ajo e një njeriu të zakonshëm. Pasi ta keni lexuar tekstin në këtë fokus, tregoni nëse është e gëzuar apo e hidhëruar Amaranta që data e Vdekjes po afrohet. Ilustrojeni me shembuj nga teksti. 3. Në fund, në pragvdekje, Amaranta vendos të bëjë disa shërbime. Identifikojini ato dhe tregoni se kujt ua ofron ajo këto shërbime. Pse e bën këtë?4. Gjeni në tekst personazhet e tjera veç Amarantës. A kanë rol të rëndësishëm apo periferik në të? Pse?5. Lexoni tekstin disa herë dhe nëpërmjet tij mundohuni të bëni një portretizim të Amarantës me fjalët e tekstit. Kujdes: Nuk është e thënë të jenë tiparet e shprehura direkt.Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Keni mësuar se rrëfyesi është një nga pikat kyçe të një teksti. Ai krijon marrëdhënie të veçanta me lexuesin. Në mbështetje të njohurive që keni mbi llojet e rrëfyesve, përcaktoni se kush rrëfen në këtë tekst dhe në emër të kujt rrëfen. 7. Vini re ndërfutjen e zërave tregimtarë dhe shpjegoni nëse kjo e rrit apo zvogëlon besimin e lexuesit tek ajo që rrëfehet.234 Letërsi
                                
   230   231   232   233   234   235   236   237   238   239   240