Page 237 - Demo
P. 237
8. Në tekst ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme, surreale. Dalloni elementet fantastike në të dhe metaforën me të cilën realizohet. Çfarë ndjesie përjetoni?9. Skeleti kryesor i ndërtimit të këtij teksti është raporti Amarantë-Vdekje. Një gjë e tillë shtjellohet gjatë në tekst. Nënvijëzoni fjalitë që identifikojnë këtë gjë dhe thoni cilat prej tyre veç elementit fantastik, surreal, kanë edhe elemente të jetës së zakonshme të personazhit kryesor. Cila është ndjesia që krijoni nga ky lloj kohezioni?10. Teksti karakterizohet nga një përshkrim me detaje të shumta. Identifikojini ato dhe dalloni raportin mes detajeve të zakonshme e të jashtëzakonshme. A krijon vështirësi në lexim apo informacioni i bollshëm nxit kureshtjen? Pse?Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. “Dhe ashtu ndodhi vërtet.” Kjo është fjalia me të cilën nis teksti. Dalloni fjalët që reflektojnë llojin e rrëfimtarit. Gjeni të dhëna të tjera në tekst për këtë.12. Fjala vdekje shkruhet me të madhe në tekst. Pse mendoni se është bërë kjo përzgjedhje nga autori? Çfarë ndjesie ju zgjon kjo? Jepni ngjyrat e imazhit që krijoni pas këtij leximi.13. Gjeni fjalët që lidhen me gjendjen shpirtërore të Amarantës. Janë më shumë emra apo folje? Si ka qenë ndër vite ajo dhe a i vjen keq apo vazhdon me ftohtësinë që e karakterizonte gjatë jetës?14. Dalloni përdorimin dhe referencën e fjalës “fat” në vepër. Vini re përdorimin e saj në jetën tonë të zakonshme dhe në këtë tekst, duke iu referuar edhe strukturave që gjenden në “Fjalorin e gjuhës shqipe”. Shpjegoni ndryshimin dhe thoni nëse realizohet metafora e çfarë ndjesie ju krijon ajo.15. “Bota u ndal mbi sipërfaqen e lëkurës së saj, dhe brendia nuk iu cënua më nga asnjëlloj vreri. I dhembi, pse nuk e pat bërë atë zbulim përpara shumë vitesh, kur kishte qenë ende e mundur që t’i fisnikëronte kujtimet dhe ta sodiste botën nën një dritë të re…” Dalloni figurën kryesore që realizon këtë tekst. Vini re shtrirjen e saj dhe thoni çfarë kuptoni me këtë trop dhe çfarë tregon ajo për karakterin e Amarantës.Nga teksti te përdorimi16. “Vdekja kishte qenë aq reale dhe aq njerëzore, saqë njëherë iu lut madje Amarantës që t’ia shkonte perin në gjilpërë.” Dalloni metaforën e krijuar nga ky përdorim. Cili tipar i realizmit magjik shfaqet?17. Gjeni në tekst grupet që përdoren për të dhënë ftohtësinë me të cilën e trajton Amaranta përgatitjen për vdekje. Përjetoni ironi apo sarkazëm në raport me konceptin tuaj mbi jetën dhe vdekjen?18. “Jetë meskine”. Çfarë kuptoni me këtë grup fjalësh që gjendet në tekst në lidhje me karakterin e Amarantës? Referojuni kuptimit të mbiemrit meskine në “Fjalorin e gjuhës shqipe” dhe vini re ngjashmëritë apo ndryshimet me përdorimin e saj këtu.19. “…jo nga urrejtja dhe as nga dashuria, por thjesht nga të kuptuarit e pakufishëm të vetmisë.” Cili koncept paska qenë shqetësimi kryesor i Amarantës? A krijon kontrast me antitezën urrejtje - dashuri dhe cila është ndjesia juaj në këtë kontekst?20. Gjeni pjesën ku përdoret fjala “mllef”. Perifrazojeni atë dhe shpjegoni pasojat e saj në jetën e Amarantës.Letërsi 235

