Page 238 - Demo
P. 238
Nga teksti te reflektimi21. Në fragment Vdekja shfaqet në një mënyrë mjaft njerëzore, pa britma frike, madje me tone humori (pjesa kur ndihmon të shkojë perin në gjilpërë). Një paraqitje e tillë thamë se është pjesë e stilit të realizmit magjik. Diskutoni në lidhje me ftohtësinë e këtyre përshkrimeve e përjetimeve që jepen në tekst. A ju duken normale?22. Vdekja është një proces normal në jetën e njeriut. Gratë tona kur martoheshin merrnin në pajë edhe rrobat e vdekjes. Po kështu populli thotë: “Të tan bijt e dekës jena”. Çfarë tregojnë këto fakte për perceptimin e vdekjes në psikologjinë popullore (Pyesni edhe gjyshërit në shtëpi.)23. Amaranta mundohej të zgjaste momentin e vdekjes, megjithëse e di se nuk mundet. A mendoni se qenia njerëzore e ka të parashkruar fatin e vet, apo e vendos vetë atë? Diskutoni në klasë.24. Në një pjesë të fragmentit Amaranta pranon se ka kuptuar më në fund se vetmia ka qenë ai element i jetës i mjaft prej njerëzve të njohur dhe asaj gjithashtu. Madje edhe përkushtimi për të bërë një punë të caktuar me detaje të imta lidhet pikërisht me këtë fakt. A mendoni se njerëzit punojnë, përkushtohen dhe sakrifikojnë vetëm për t’i ikur vetmisë? Nëse jo në të gjitha rastet pse i bëjnë këto gjëra?25. Si ju duket jeta e Amarantës? Si do të dëshironit të ishte jeta juaj deri në fund? Bëni një listë të gjërave që do të dëshironit të bënit gjatë gjithë jetës suaj dhe lexojini në klasë.Nga teksti te të shkruarit26. “Vdekja kishte qenë aq reale dhe aq njerëzore, saqë njëherë iu lut madje Amarantës që t’ia shkonte perin në gjilpërë.” Më lart kemi sqaruar se kjo fjali dhe të tjera kanë si veçori ndërthurjen e fantastikes, surreales, në një kontekst real. Krijoni vetë një paragraf me ndërtim të ngjashëm, në të cilën metafora ndërtohet nga fjala “jetë”.27. Vdekja, jeta, e bukura, e shëmtuarajanë koncepte filozofike. Zgjidhni njërin nga dy konceptet e fundit dhe, pasi të krijoni një paragraf, si te ushtrimi 1, si dhe teksti i Markezit, zgjerojeni, duke realizuar një tekst me të. Prezantojeni në klasë dhe sqaroni montimin e së jashtëzakonshmes me të zakonshmen, detajet e shumta, metaforën kryesore mbi të cilën ngrihet teksti, fushën semantike që haset më shumë, fjalitë e shumta me folje në të pakryerën e në vetën e tretë si zëdhënëse të vetave të para. Le të jenë nganjëherë të rrëmujshme detajet e veçanërisht të çuditshme. Po imitoni Markezin.236 Letërsi

