Page 239 - Demo
P. 239


                                    GjuhëEseja është shkrim i shkurtër, letrar ose joletrar, në të cilin autori përpiqet të argumentojë qëndrimin e tij dhe të bindë lexuesin për një çështje të caktuar. Një ese argumentuese mund të hartohet me të paktën pesë paragrafë: paragrafi i hyrjes, tre paragrafë të shtjellimit të temës dhe paragrafi i përfundimit. Një ese në të cilën shkruhet për të argumentuar një qëndrim të caktuar, ose për të bindur lexuesin për një ide të caktuar, shkrimi është i natyrës argumentuese.Eseja argumentuese ka për synim të mbështesë me arsye të vlefshme (argumente), idenë (tezën) tuaj, të marrë në konsideratë idenë e kundërt (antitezën), duke e hedhur atë poshtë përmes argumenteve, si dhe të bëjë përmbylljen (përfundimin) e shkrimit duke e ripohuar tezën fillestare. Hapat e shkrimit të një eseje argumentueseDiskursi argumentues dhe bindës i një esejePlanifikimi i esesë argumentueseNë fazën e planifikimit të një eseje argumentuese, duhet të shqyrtoni me kujdes temën e esesë, si dhe të mblidhni ose rikujtoni të gjitha të dhënat dhe faktet që kanë të bëjnë me atë temë.Zgjidhni qëndrimin që do të mbani në raport me temën, pra, cila do të jetë teza juaj, të cilën do ta mbroni me argumente.Kërkoni dhe gjeni idetë/qëndrimet më të përhapura në lidhje me temën. Kjo do t’ju shërbejë që të përforconi idenë (tezën) tuaj, si dhe që të hidhni poshtë me argumente idenë e përkundërt (antitezën).Të gjithë informacionin që keni, organizojeni duke grupuar argumentet në favor të tezës dhe ato në favor të antitezës. Skeleti i tekstit mund të ndërtohet sipas këtij modeli:Tema/ Problemi Parashtrimi i tezësArgumente që mbështesin tezënParashtrimi i antitezësArgumente që mbështesin antitezënHedhja poshtë e argumenteve që mbështesin antitezënPërfundimetHartimi i esesë argumentueseNë hyrje të esesë duhet të paraqitni temën apo problemin për të cilin po shkruani, si dhe qëndrimin (tezën) tuaj për të. Në pjesën e shtjellimit të esesë: Shpalosni së paku dy argumente në mbështetje të tezës suaj. (Këto argumente mund të vijnë nga përvoja juaj jetësore, nga të dhëna zyrtare, nga rezultatet e studimeve etj.)  Parashtroni antitezën dhe argumentet në mbështetje të saj (Mund të përdorni shprehje të tipit “disa mund të jenë të mendimit se... sepse”, “dikush mund të thotë se... meqenëse...”. ).Gjuhë 237
                                
   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243