Page 24 - Demo
P. 24


                                    mëngjes, teksa zgjohet nga gjumi, e gjen veten në praninë e dy policëve, të cilët e akuzojnë për një krim dhe i përmendin se ka nisur një proces gjyqësor ndaj tij, por pa i treguar as atij, as lexuesit se për ç’krim bëhet fjalë. Gjithë përpjekjet që bën Jozef K., në mënyrë absurde, shkojnë për të përligjur pafajësinë e tij, e jo për të vepruar, në mënyrë që të kundërshtojë fajësinë. (Kur ai ngulmon me fjalë se është i pafajshëm, prifti i përgjigjet: “Por kështu flasin fajtorët”). Jozef K. ekzekutohet pa e mësuar kurrë se për çfarë akuzohej.Po ashtu, te Kafka ndihet motivi i vetmisë së njeriut, që përpëlitet mes ankthit për shpagim dhe mekanizmave absurdë të një shoqërie të prapambetur. Ndihet motivi i refuzimit dhe i përjashtimit të individit nga familja e shoqëria (Këto situata vihen re sidomos te veprat “Metamorfoza” dhe “Amerika”). Ndihet absurditeti i ekzistencës përballë autoritetit tiranik të pushtetit (të çfarëdolloj forme), që e asgjëson njeriun pa asnjë arsye.Në tekstet moderniste vërehet përdorimi i efekteve të kujtesës dhe pavetëdijes për të eksploruar përvojat personale, raportet me kohën, veten, shoqërinë: me rregullat dhe zakonet e saj. Këto efekte shërbejnë edhe për të eksploruar krizat e brendshme, që vijnë nga “dyzimi” i vetes përballë shtrëngesave të shoqërisë.  Kështu, me ciklin e romaneve “Në kërkim të kohës së humbur”, Marsel Prusti (Marcel Proust) orvatet të rikthejë të shkuarën nëpërmjet teknikës së kujtesës së pavullnetshme, e cila bën të mundur kapërcime të mëdha në kohë dhe hapësirë, duke shpërbërë, kësisoj, edhe procedimet e njohura që kishin dyshja kohë – hapësirë në prozën tradicionale. Në këtë cikël romanesh të Prustit vihet re një deformimi i vazhdueshëm i kohës dhe i hapësirës. Në rrëfim u jepet rëndësi ndodhive, që i binden vetëm kohës subjektive, asaj të botës së brendshme dhe psikologjike të personazhit. Kujtesa e pavullnetshme ka të bëjë me eksplorimin e përvojave personale të së shkuarës. Ngacmimet që vënë në punë kujtesën vijnë nga faktorë të ndryshëm. Një ndër ta është edhe raporti që krijojnë shqisat me objekte të caktuara, të cilat përçojnë ndjesi të së kaluarës. Kështu, fillojnë e rishfaqen kujtimet: një kujtim tërheq pas vetes një tjetër, për të krijuar më pas një tablo kujtimesh, nëpërmjet të cilave autori rikthen, me një fuqi mahnitëse e me detaje të imëta, një botë të tërë të jetuar dikur. P.sh., shija e biskotës, të quajtur madëlenë, dhe aroma e çajit ringjallin te personazhi periudhën e fëmijërisë me të gjitha detajet e saj. Në tekstet moderniste vërehet edhe kërkimi i rregullit e i kuptimit në një botë kaotike e pa kuptim; zëvendësimi i heroit ideal me antiheroin; zëvendësimi i optimizmit me pesimizmin e deri në cinizëm; refuzimi i historisë dhe zëvendësimi i saj me të kaluarën mitike; shtimi i interesit për kulturat primitive.  Pikturë e Zh. Brak 22 Letërsi
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28