Page 240 - Demo
P. 240


                                    S T U D I M T E K S T I  Bindni lexuesin se antiteza nuk qëndron, duke hedhur poshtë argumentet në mbështetje të saj.Gjatë shkrimit të esesë, kini parasysh rëndësinë e përdorimit të fjalëve lidhëse, që do ta bëjnë tekstin tuaj më koherent. Kësisoj, për të shprehur marrëdhënie kundërshtore përdorni fjalë, si: por, porse, veç, ndërsa, kurse, mirëpo, megjithatë, megjithëkëtë, përkundrazi etj. Për të shprehur marrëdhënie shkaku përdoren: ngaqë, për shkak se, për arsye se, përderisa, duke qenë se, për këtë arsye, kështu që etj. Për të shprehur marrëdhënie logjike a kohore mes argumenteve përdorni fjalë a shprehje si: atëherë, ndaj, ndër të tjera, pikë së pari, së dyti, së fundmi etj.Në paragrafin e përfundimit, mbylleni esenë duke ripohuar tezën tuaj. Rishikimi i esesë argumentueseLeximi i parë: kontrolli i përmbajtjes (A është bindëse eseja që keni shkruar? A ka lidhje logjike mes argumenteve që keni paraqitur? A ka përsëritje argumentesh? A ka secili paragraf i esesë gjatësinë e nevojshme?)Leximi i dytë: kontrolli i formës (A është përdorur stili i duhur gjuhësor? A i keni zbatuar rregullat e drejtshkrimit dhe shenjat e pikësimit? A i keni përdorur siç duhet fjalët lidhëse?) Në përfundim të këtij hapi të tretë dhe të fundit, procesi i të shkruarit finalizohet me hedhjen e esesë në letër a në kompjuter, në varësi të mënyrës se si ju është kërkuar që ta paraqisni atë. Verifikoni njohuritë1. Çfarë synohet të arrihet përmes shkrimit me natyrë argumentuese?2. Cila është struktura tipike e një eseje argumentuese?3. Çfarë hapash duhet të ndiqen për realizimin e një eseje argumentuese?4. Pse është e rëndësishme që të kërkoni dhe të gjeni të gjitha idetë apo qëndrimet më të përhapura në lidhje me tezën dhe antitezën që do të shtjelloni në ese?5. Thoni disa fjalë dhe grupe shprehjesh, që përdoren:për të shtjelluar argumentet_________________________________________________për të bindur lexuesin _____________________________________________________si fjalë lidhëse për të shprehur marrëdhënie shkaku______________________________për të shprehur marrëdhënie logjike mes argumenteve____________________________6. Pse është e rëndësishme të rishikohet teksti i shkruar? Në çfarë mënyre duhet lexuar teksti që keni përfunduar së shkruari? 238 Gjuhë
                                
   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244