Page 241 - Demo
P. 241


                                    Ushtrohuni përmes tekstitPrejardhja e gjuhës shqipeShqipja, ashtu si çdo gjuhë tjetër, ka historinë dhe parahistorinë e saj. Historia dhe parahistoria e shqipes janë të lidhura ngushtë me historinë dhe parahistorinë e popullit që e ka folur atë në rrymë të shekujve. Një mjegull e dendur mbulon fazën më të vjetër të historisë së gjuhës shqipe dhe sidomos parahistorinë e saj. Kjo gjendje i ka dhënë shkas lindjes së hipotezave të ndryshme lidhur me çështjen. Çështja e prejardhjes së gjuhës shqipe dhe bashkë me këtë, edhe ajo e vendit të formësimit të saj, kanë ngjallur diskutime që vazhdojnë edhe sot. Për çështjen e prejardhjes së gjuhës shqipe deri sot janë paraqitur hipoteza të ndryshme, nga të cilat mund të përmenden hipotezat pellazgjike, ilire, trakase etj. Një hipotezë mjaft e përhapur, sidomos ndër autorët arbëreshë dhe shqiptarë të shekullit të kaluar, ka qenë ajo e prejardhjes pellazgjike të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Është fjala për një pikëpamje jo fort të kristalizuar dhe aq më pak të argumentuar për prejardhjen e gjuhës shqipe nga gjuha e një populli të tejlashtë, që është quajtur pellazg. Është fare e natyrshme të pranohet që viset ku u vendosën fiset ilire, kanë qenë të banuara më parë nga fise të ndryshme. Hulumtimi dhe shpjegimi i elementeve “pellazgjike” që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet “nënës” së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës.Hipoteza më e përhapur lidhur me burimin e gjuhës shqipe është ajo e prejardhjes ilire të kësaj gjuhe. Përfaqësuesit kryesorë të kësaj hipoteze kanë qenë Thunmann-i, Leak-u, Hahn-i, Meyer-i, Pedersen-i, Çabej etj. Më poshtë, po japim shkurt argumentet që janë parashtruar në të mirë të kësaj hipoteze. Thunman-i në një nga veprat e tij pohon: “Në historinë e shqiptarëve, unë nuk kam gjetur asnjë gjurmë të ndonjë shtegtimi të tyre të mëvonshëm; gjuha e tyre ka dhënë dëshmi të tilla nga fatet e popullit, që unë nuk mund të mos njoh fqinjët e stërmoçëm të grekëve dhe nënshtetasit e Romës së vjetër. Dhe të dyja këto më tregojnë ilirët e vjetër”. “Pranimi që gjuha përfaqëson fazën më të re të ilirishtes ose, siç shprehet me të drejtë në mënyrë të matur G. Meyer-i, një nga dialektet ilire, është sipas të gjitha rrethanave kaq e vërtetë-dukshme, saqë njeriu duhej të sillte arsye shumë të rëndësishme për ta kundërshtuar atë”. Në të mirë të këtij mendimi, Kreçmeri vë në dukje, ndër të tjera, se shqiptarët banojnë aty ku në kohë antike kanë banuar fise ilire.Për prejardhjen ilire të gjuhës shqipe është shprehur edhe Pederseni, i cili kundërshton mendimet për hipotezën e prejardhjes trake të kësaj gjuhe. Gjithashtu, për prejardhjen ilire dhe kundër mendimit për prejardhjen trake të shqipes është shprehur edhe Çabej. Këtu po ndalemi pak vetëm në pohimet e Katiçiçit në studimet e tij. Katiçiçi, pasi vë në dukje praninë e huazimeve nga greqishtja e vjetër në gjuhën shqipe dhe faktin që në burimet historike nuk përmendet ndonjë imigrim shqiptar, arrin në përfundimin se “shqipja qysh nga kohët e lashta është folur pak a shumë në viset, në të cilat flitet sot”. Pak më poshtë ai shton se në këto rrethana është normale dhe e natyrshme që shqipja të konsiderohet si një pasardhëse moderne e gjuhës ilire”. Shaban DemirajTema/problemiTeza 1 (Teza pellazgjike)Teza 2 (Teza ilire)Argumente në mbështetje të tezës ilireArgumente në mbështetje të tezës ilireAntiteza e tezës ilire (Teza trakase) Argumente në mbështetje të tezës ilire1Gjuhë 239
                                
   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244   245