Page 242 - Demo
P. 242
7. Cili është qëllimi i tekstit “Prejardhja e gjuhës shqipe”: të bindë lexuesit për origjinën pellazge të gjuhës shqipe;të argumentojë tezën më të qëndrueshme për origjinën e gjuhës shqipe;të tregojë qëndrimet e studiuesve dhe albanologëve të njohur në lidhje me origjinën e shqipes; të argumentojë tezën ilire për origjinën e gjuhës shqipe;të argumentojë tezën trake për origjinën e gjuhës shqipe.8. Përmendja e qëndrimeve të studiuesve dhe albanologëve:i bën argumentet e dhëna në mbështetje të tezës ilire më të besueshme;e ndihmon autorin të argumentojë qëndrimin që ai cilëson më të drejtë;e bën tekstin përshkrues.9. Jo në të gjitha esetë apo tekstet argumentuese bindëse jepen edhe teza, edhe antiteza me argumentet përkatëse. Thoni se për cilat teza të ndryshme nga teza ilire ka më pak ose aspak argumente.10. Gjeni në tekst fjalë lidhëse dhe tregoni si shërbejnë ato për ruajtjen e koherencës së tekstit dhe vijueshmërinë e argumenteve. A është gjuha shqipe bijë e ilirishtes?Pas përcaktimit të shqipes si gjuhë indoevropiane, si dhe të vendit të saj në këtë familje, problemi themelor i studimeve albanologjike ishte problemi i origjinës së gjuhës shqipe. Ky problem është i rëndësishëm, por edhe i ndërlikuar, sepse shqipja është një gjuhë e veçantë në familjen indoevropiane. Ajo që e ndërlikon më shumë problemin e origjinës së shqipes dhe të vetë shqiptarëve është mungesa e dokumentacionit nga Antikiteti deri në Mesjetë. Një ndër tezat më të njohura, është teza se shqipja vjen nga ilirishtja.Argumentet që mbështesin këtë tezë janë argumente historike dhe argumente gjuhësore. Sa u takon argumenteve historike, teza ilire është bindëse, pasi shqiptarët sot jetojnë në një truall ku kanë jetuar ilirët. Historianët thonë se jo vetëm që shqiptarët jetojnë në trojet e ilirëve, por në dokumente nuk ka ndonjë rast që të tregojë se ka pasur shtegtim të shqiptarëve. Kështu, historiani Johann Thunmann, në 1774-ën, shprehej se: “Historia dhe gjuha e tyre na ka dhënë të tilla dëshmi, saqë unë nuk mund të mos i njoh ilirët si stërgjyshër të shqiptarëve dhe nënshtetas të Romës së Lashtë.”. Pas Thunmann-it, një varg tjetër studiuesish u përpoqën të vërtetonin se shqiptarët vijnë nga ilirët, duke pohuar se ata banojnë sot në troje të hershme ilire. Po ashtu, burimet historike greke, veç ardhjes së sllavëve në Ballkan, nuk përmendin shtegëtim tjetër që të ishte i mjaftueshëm për të krijuar një popullsi të tërë në perëndim të Gadishullit Ballkanik. Studiues të tjerë si P. Kreçmer, pastaj G. Majer, N. Jokli dhe sidomos E. Çabej, sollën një varg argumentesh gjuhësore për të vërtetuar se shqipja vjen nga ilirishtja. Gustav Majeri ishte i mendimit se shqipja i përket një dialekti të ilirishtes. Lënda gjuhësore që na ka mbetur nga ilirët është onomastike (e përbërë nga emra njerëzish dhe toponime që dalin nga veprat e shkrimtarëve grekë apo latinë, apo me mbishkrime greke dhe latine në Iliri). Nga studimet që janë bërë, janë njohur disa emra ilirë, si: Bartus, Barduli, Pikadus, Bato, Getius, Teuta, Dalmate, Delmate, Delmers etj. E rëndësishme është që një pjesë e mirë e onomastikës ilire gjen shpjegim vetëm në gjuhën shqipe, po kështu, fakti që vetëm shqiptarët i përdorin këta emra, do të thotë se kemi lidhje origjine me ilirishten. Një pjesë e këtyre emrave, nga Antikiteti deri në ditët e sotme, janë zhvilluar sipas ligjësive fonetike të shqipes, pra, duke kaluar gojë më gojë të çdo brezi. 2240 Gjuhë

