Page 243 - Demo
P. 243


                                    Kundërshtarët e tezës ilire sjellin si argument se emrat e vendeve në territoret shqiptare nuk janë të trashëguara nga ilirishtja, por janë të huaj, me prejardhje sllave dhe romake. Ata nuk tregojnë se janë zhvilluar sipas fonetikës historike të shqipes dhe dalin në përfundimin se nuk ka një vijimësi etnike gjuhësore nga ilirët te shqiptarët. Përkundër këtij qëndrimi, gjuhësia shqiptare dhe mjaft studiues të huaj kanë provuar se në territoret shqiptare ka një numër jo të vogël emrash të trashëguar që nga koha e ilirëve që nuk janë as romanë, as sllavë, apo grekë. Në studimet e tij, profesor Çabej ka treguar se këta emra kanë arritur në formën e tyre të sotme, pikërisht sepse janë zhvilluar sipas ligjeve të shqipes. Si përfundim, mund të pohojmë se gjuha shqipe e ka prejardhjen nga ilirishtja, pasi shqiptarët kanë jetuar dhe jetojnë në troje ilire dhe historia nuk na dëshmon ndonjë shtegtim të tyre. Për më tepër, elementet e pakta gjuhësore që vijnë nga ilirishtja kanë gjetur shpjegim vetëm me gjuhën shqipe. Po ashtu, krahasimi i emrave të lashtë me format e sotme të shqipes, tregojnë se zhvillimi i tyre është bërë sipas rregullave fonetike të shqipes, pra ato kanë kaluar vetëm në gojë të shqiptarëve. Këto argumente të natyrës gjuhësore, por dhe historike, vijnë në ndihmë për të hedhur dritë mbi prejardhjen e gjuhës shqipe.11. Lexoni esenë argumentuese më sipër dhe skiconi në fletore skeletin mbi të cilin është ndërtuar kjo ese.12. Në esenë e mësipërme, gjeni fjalët lidhëse dhe thoni se ç’lloj raportesh vendosin ato mes argumenteve dhe pjesëve të tekstit.13. Nga dy tezat e kundërta që janë paraqitur në vijim, zgjidhni tezën me të cilën pajtoheni dhe jepni dy argumente në mbështetje të saj. Teza 1. Përdorimi i telefonit celular duhet të jetë i ndaluar për nxënësit në klasa dhe brenda mjediseve të shkollës.Teza 2. Është e drejtë që të rinjtë ta përdorin telefonin celular në klasa dhe brenda mjediseve të shkollës.____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Teza 1. Shitoret duhet të mbyllen ditën e diel.Teza 2. Shitoret duhet të rrinë hapur edhe ditën e diel. ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________14. Në tekstin e mëposhtëm, vendosni fjalët e duhura lidhëse.(mirëpo, së dyti, prandaj, megjithatë; por, ndonëse, së pari, si përfundim, sidoqoftë)Dënimi me vdekje zbatohet në shumë shtete, ______________ nuk ekziston në vendin tonë. _____________, shpesh, pas një ngjarjeje të rëndë kriminale, njerëzit nisin të kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. ________________ për mendimin tim, vendimi me vdekje nuk duhet të jetë në fuqi, për një sërë arsyesh.Gjuhë 241
                                
   237   238   239   240   241   242   243   244   245   246   247