Page 245 - Demo
P. 245
GjuhëDrejt mediasMjafton të shfletojmë në mënyrë të shpejtë një gazetë të përditshme apo të vizitojmë një portal në internet, për të kuptuar një fakt: në media flitet për gjithçka, nga politika te sporti, nga ekonomia te spektakli, nga kronika te recensionet letrare, duke u hedhur vazhdimisht nga një argument te tjetri, nga faqja në faqe. Secili argument trajtohet nga një specialist i fushës që, shumë herë, shprehet në gjuhën e tij profesionale. Në përgjithësi, profesionisti, në trajtimin e argumentit përdor një stil të caktuar, apo siç thuhet gjerësisht, stil mediatik.)Gjuha e mediaveTradicionalisht fjala tekst është parë si një pjesë, sekuencë e një materiali të shkruar, të printuar apo të folur. Tekstin e shkruar nuk e marrim vetëm nga gazeta apo libri. Tekste na japin edhe mediume të tjera që shfaqen përtej letrës së shtypur. Tekste mediatike janë gjithashtu ato informacione që na komunikohen nga televizioni, radioja, interneti.Mediat janë të ndryshme, si rrjedhojë, edhe gjuhët mediatike janë të ndryshme. Çdo media ka gjuhën ose kombinimin e gjuhëve të saj, të cilën e përdor për të komunikuar kuptimin dhe qëllimin. Për shembull, televizioni përdor gjuhën verbale dhe atë të shkruar, gjuhën e imazheve lëvizëse dhe të tingujve. I quajmë gjuhë, pasi ato përdorin kode dhe shenja të njohura, të cilat kuptohen nga shumica e njerëzve. Kështu, për të përcjellë emocione të veçanta mund të përdoren tipa të ndryshëm muzike ose videosh. Në një sekuencë filmi ose në një faqe gazete kemi një renditje të pamjeve që i sjell kamera ose faqosja e gazetës, të cilat krijojnë dhe kanë gramatikën e tyre. Duke analizuar këto gjuhë, mund të kuptojmë më mirë se si sjellin mediat ide dhe kuptime të ndryshme. Analiza e gjuhës mediatike Të analizosh gjuhën e mediave do të thotë të analizosh ndërtimet dhe kuptimet: si i përdorin mediat gjuhët e ndryshme për të kombinuar idetë që synojnë të përcjellin; konvencionet: si bëhen të njohura dhe përgjithësisht të pranuara këto ndërtime dhe kuptime të gjuhës;kodet: cilat rregulla gramatikore janë të pranueshme për mediat; ç’ndodh kur këto rregulla thyhen; Përdorimi i gjuhës në media të ndryshmeGjuhë 243

