Page 246 - Demo
P. 246
zhanret: si funksionojnë këto kode ose konvencione në tipa të ndryshëm të teksteve mediatike, p.sh. në lajme apo në filma aksion;zgjedhjet: zgjedhjet që bën autori apo autorët; cilat janë pritshmëritë e zgjedhjeve të tyre; cilat janë efektet e një forme të caktuar komunikimi ose gjuhe; p.sh. një film specifik i xhiruar me kamera apo i ndërtuar në kompjuter; kombinimet: p.sh. nga masa e madhe e intervistimeve, gazetari/regjisori zgjedh vetëm tre, të cilat i gjykon si të përshtatshme për t’i kombinuar me qëllimin dhe synimin e produksionit të tij mediatik.Por në kohët e sotme, një ndryshim të ndjeshëm në gjuhën e teksteve mediatike ka sjellë edhe teknologjia. Interneti ka sjellë ndryshime të rëndësishme në ekosistemin mediatik. Numri i aktorëve dhe i platformave të komunikimit dhe të informimit është shumëfishuar. Kanë ndryshuar gjithashtu edhe mënyrat e prodhimit, të konsumimit dhe të shpërndarjes së informacionit. Krahas mediave tradicionale, një rol gjithnjë e më të madh në procesin e informimit të publikut po marrin edhe mediat sociale. Ato po përvijohen si kanale të reja të lidhjes me publikun dhe të shpërndarjes së përmbajtjes. Por mediat sociale paraqiten edhe si një kanal i rëndësishëm i shpërndarjes së përmbajtjes së prodhuar nga vetë përdoruesit dhe publiku i gjerë. Qëllimi dhe ndërtimi i teksteve mediatikeNëpërmjet gjuhës dhe mjeteve të tyre, mediat ofrojnë vetëm një pjesë të realitetit. Përfaqësuesit e tyre zgjedhin, kombinojnë, shndërrojnë ngjarjet në histori, krijojnë karaktere dhe e orientojnë marrësin ta shohë botën nga këndvështrimi që ofrojnë ato. Pra, mediat na ofrojnë një version të realitetit. Por publiku (audienca), me përvojën e tij, krahason mediat, si dhe gjykon deri në ç’pikë janë të besueshme ato. Realiteti i përfaqësuar nga mediat mund të jetë i vërtetë në një aspekt dhe i pavërtetë në një tjetër: ne mund ta dimë që një lajm është i sajuar, por ai përsëri i referohet një realiteti të caktuar. Të ndërtosh tekste mediatike do të thotë: të ruash objektivitetin: një tekst mediatik duhet të jetë realist. (Por ky parim nuk ruhet gjithmonë, ndaj disa tekste duken më pak realiste se të tjerat. Objektiviteti varet edhe nga lloji i tekstit mediatik.);të thuash të vërtetën: duke qenë besnike të realitetit, mediat arrijnë të thonë të vërtetën për botën. Por a ndodh gjithmonë kështu? Në të vërtetë, mediat sjellin gjithmonë një këndvështrim të caktuar të realitetit, sipas synimit të tyre. Për të pasur një informacion mediatik të saktë, media ka për detyrë: të mbështesë pikëpamje të caktuara mbi botën, të bëhet pjesë e vlerave morale dhe politike;të paraqesë stereotipat: duke përfaqësuar grupe të caktuara sociale, mediat duhet të zgjedhin përfaqësime të sakta stereotipike, duke qenë se informacioni i tyre do të ketë shtrirje të gjerë;të bëjë interpretime: interpretimet mediatike ndikojnë në pikëpamjet tona rreth grupeve apo problemeve shoqërore.Tekstet mediatike zakonisht hartohen sipas parimit drejtues të organizimit stilistik, në të cilin ndërthuren:mjetet e zakonshme të gjuhës standarde (përgjithësisht asnjanëse); grupet stereotipe (grupe fjalësh të gatshme për një situatë të caktuar); mjetet shprehëse (mjete që shprehin qëndrimin dhe anën emocionale të shkruesit).244 Gjuhë

