Page 247 - Demo
P. 247
S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Cili quhet stil mediatik? Jepni shembuj nga njohjet që keni rreth disa stileve të ndryshme mediatike. 2. Kemi pohuar që mediat kanë gjuhën e tyre, p.sh. thamë se televizioni përdor gjuhën verbale dhe atë të shkruar, gjuhën e imazheve lëvizëse dhe të tingujve. Përse këto mjete shprehëse shumë specifike i emërtojmë gjuhë? Argumentoni përgjigjen tuaj me elementet që e përbëjnë atë.3. Ç’do të thotë të analizosh gjuhën e mediave?4. Ç’do të thotë të ndërtosh tekste mediatike? A lidhet kjo me qëllimin e tyre?5. Tekstet mediatike zakonisht hartohen sipas parimit drejtues të organizimit stilistik. Cilat ndërthuren në to? Analizë e tekstit mediatikKjo është krejt e gabuar. Unë nuk duhet të jem këtu. Unë duhet të kthehem në shkollë, në anën tjetër të oqeanit. Ju vini te ne të rinjtë për të na dhënë shpresë. Si guxoni?!Ju më keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë me fjalët tuaja boshe. E megjithatë unë jam një prej atyre personave me fat. Njerëzit po vuajnë. Njerëzit po vdesin. Ekosisteme të tëra po shemben. Jemi në fillimin e një zhdukjeje masive, por ndërkohë ju flisni vetëm për paratë dhe përrallat e rritjes së përjetshme ekonomike.Si guxoni!Kjo është e gabuar.Për më shumë se 30 vjet, shkenca ka folur qartë. Si guxoni të vazhdoni të shikoni larg dhe të vini këtu e të thoni se po bëni të pamundurën, kur politika dhe zgjidhjet e nevojshme nuk duken askund.Thoni se na dëgjoni dhe se e kuptoni rrezikun. Por, megjithëse jam e trishtuar dhe e zemëruar, nuk dua ta besoj këtë. Sepse, nëse me të vërtetë do ta kuptonit situatën dhe do të vazhdonit të mos ndërmerrnit asnjë veprim, atëherë do të ishit të poshtër. Dhe këtë gjë unë nuk pranoj ta besoj.(Fragment nga fjalimi i Greta Thunbergut, drejtuar liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për rrezikun që sjell ngrohja dhe ndotja globale.)Ushtrohuni përmes tekstit(Dëgjoni fjalimin e G. Thunbergut para se të kaloni në analizën e fragmentit.) 6. Diskursi i vajzës 17-vjeçare para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara synon të përcjellë me objektivitet një problem global. Cili është informacioni që kumtohet?7. Gjuha e mediave shfrytëzon kodet e komunikimit dhe strukturat e leksikut specifik. Analizoni thënien: Ekosisteme të tëra po shemben. Analizën mbështeteni te:kuptimi që ajo bart (informacioni përmes kuptimit); konvencionet (shfrytëzimi i shenjave për kumte të drejtpërdrejta apo të ndërsjella). 8. Edhe përtej këtij fragmenti, gjithë diskursi i folëses ndërtohet mbi ndërthurjen e fjalisë së shkurtër me fjalinë e gjatë me nënrenditje. Analizoni mjetet shprehëse të sintaksës, duke pasur parasysh: 1Gjuhë 245

