Page 248 - Demo
P. 248
bashkërendimin e synimit të thënies me kombinimet e llojeve të fjalive;lidhjen e llojit të fjalisë së përdorur me intonacionin që duhet ta shoqërojë thënien.9. Në gjuhën mediatike, të paraqesësh stereotipat do të thotë të përfaqësosh grupe të caktuara sociale, përfaqësime të sakta. Cilat janë grupet stereotipe të shprehura në këtë tekst mediatik? 10. Një nga mjete shprehëse që godet në këtë fjalim është përdorimi i vetës së parë numri njëjës unë dhe i vetës së dytë shumës ju. Cilat shtresa sociale përfaqësohen mediatikisht nëpërmjet këtij përdorimi dhe cili është raporti i tyre me informacionin qendror? Analizoni se si ky përdorim shpreh qëndrimin dhe anën emocionale të Gretës. Lufta është një gjë e ndyrë, që ne në fakt nuk e kemi hasur vetëm në këto momente që Kosova është duke pritur bombat e NATO-s. Unë për herë të parë e kam mësuar atë, kur kam parë fytyrat e refugjatëve në të gjitha luftërat e ish-Jugosllavisë. Kam qenë duke udhëtuar me linjën e fundit, që linte Kroacinë pak përpara se lufta të shpërthente dhe megjithëse kisha një biletë të rregullt, e kam gjetur veten në një radhë të pafundme për të arritur një aeroplan. Burrat shtynin gratë dhe fëmijët për të ikur nga të mundeshin. Çdo njeri donte t’i shpëtonte luftës, dhe kjo edhe nëse do të duhej që do të liheshin gra dhe fëmijë nga mbrapa.Unë jam duke shkruar (dje) nga zyra ime në Prishtinë, vetëm pak orë para se të fillojnë sulmet e NATO-s mbi pozicionet serbe. Lufta sot duket aspak më e mirë se ajo më përpara në Zagreb. Unë e di se lufta këtu (gjakderdhja) do të mbarojë më shpejt sesa e kam menduar, sepse për herë të parë makina të Millosheviçit do të konfrontohen me një armatë më të fuqishme që i takon asaj të aleancës së NATO-s. Unë e di se një nga rezultatet e sulmeve të ardhshme ajrore do të jetë shkatërrimi i makinës ushtarake të Millosheviçit deri në atë masë që ajo nuk do të jetë kurrë më si ka qenë deri tani ose si ka qenë për të gjithë këtë shekull.(Veton Surroi, gazeta “Koha Jonë”, 25 mars, 1999)Ushtrohuni përmes tekstitKy shkrim mediatik është një nga kronikat më rrëqethëse të Luftës së Kosovës. 11. Gjuha mediatike e përdorur në këtë diskurs ngërthen disa lloje ligjërimesh, ku vërehet mungesa e një konsekuence shkrimore. Argumentoni se përse vjen ky lloj ligjërimi? Lidhni argumentet tuaja me kontekstin politik e historik në të cilin është shkruar ky tekst. 12. Analizoni shkrimin kronikë nga pikëpamja e stilit. Evidentoni në diskurs mjetet e zakonshme dhe mjetet shprehëse, duke analizuar:leksikun e përdorur: ndani leksikun profesional nga ai i zakonshëm;vlerësoni përdorimin e gjuhës së përdorur në marrëdhënie me standardin. 13. Përcaktoni synimin e këtij diskursi dhe evidentoni fjalët që përmbushin këtë synim. 14. Teksti që lexuat ndërthur ligjërimin bisedor me atë libror. Përcaktoni mjetet e secilit ligjërim dhe tregoni lidhjet mes tyre. Mbani në vëmendje standardin dhe shmangien nga ai.15. Argumentoni lidhjen e kombinimit të dy ligjërimeve me synimin e artikullit. A ndikon kjo te lexuesi? A varet ky kombinim nga tipologjia e audiencës? 16. Teksti përshkohet nga përdorimi i shumë emrave të përveçëm të cilët krijojnë një hartëorientuese për lexuesin e kronikës. Duke i evidentuar këto shenja, tregoni se për ku e orienton lexuesin kjo hartë imagjinare. 2246 Gjuhë

