Page 249 - Demo
P. 249
1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën, të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç përcaktohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.(Deklarata e Pavarësisë së Kosovës)Ushtrohuni përmes tekstitLexoni me zë nenet e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. 17. Cila është audienca e këtij diskursi? Përcaktoni funksionet e këtij artikulli.18. Identifikoni dhe vendosni në tabelë:Fjalë të fjalorit asnjanës Fjalë të fjalorit profesional Fjalë me ngarkesë emocionale19. Pasi bëtë identifikimet e duhura, përcaktoni nëse gjuha e tekstit është objektive apo subjektive. Argumentoni nga se kushtëzohet ky lloj përdorimi. 20. Dalloni tri shtresa të leksikut: Leksikun e përgjithshëm; leksikun terminologjik; emërtesat. Argumentoni synimin e secilit dhe arsyet e zgjedhjeve e kombinimeve mes tyre. 21. Analizoni format foljore dhe përemrat. Gjeni vargje anaforike. Si lidhen ato me tipologjinë e shkrimit dhe me diskursin mediatik? Në argumentimin tuaj mbani parasysh:strukturat emërore dhe shmangiet e përsëritjeve;sqarimin dhe saktësimin e përemrave;mungesën e emocionalitetit. 3Gjuhë 247

