Page 25 - Demo
P. 25
Tek “Uliksi”, një nga veprat më përfaqësuese të Modernizmit në letërsi, Xhojsi (James Joyce) paraqet një pikëpamje shumë pesimiste për natyrën njerëzore. Blumi, Moli dhe Stefan Dedalusi, personazhet kryesore të veprës, paraqesin modelin tipik të antiheroit. Xhojsi i ka portretizuar si figura satirike, që ilustrojnë më së miri degradimin dhe kolapsin e qytetërimit perëndimor. Këto figura të venitura e të vetmuara “përfaqësojnë tkurrjen që pëson heroikja në një realitet të vrazhdë, të rrëmujshëm e pa kuptim, që karakterizon jetën moderne”. Portretin e zvetënimit kulturor dhe shpirtëror të kohës moderne na e përçon edhe poema “Këngë dashurie e Alfred Prufrokut” e poetit Tomas S. Eliot (Thomas Stearns Eliot). Prufroku shënon figurën e antiheroit, e njeriut të paqëllim, të pavendosur, e të frustruar. Ai është protagonisti tipik i modernizmit, që ka humbur besimin në shoqëri, fe dhe mjedisin përreth, ka humbur dinjitetin dhe identitetin para turmës. Ai duket se ka humbur gjithashtu çdo pretendim për veprim heroik. Poezia e Eliotit është një analizë e shqetësimit dhe dyshimit që ka mbërthyer njeriun modern, i cili thuajse e ka humbur ndjenjën e sigurisë te vetja dhe besimin te shoqëria. Rishikimi i marrëdhënies së tekstit modernist me lexuesinSiç thamë më lart, tekstet moderniste karakterizohen kryesisht nga refuzimi i traditave mbizotëruese (Romantizmi dhe Realizmi) të shekullit XIX, pra edhe nga refuzimi i marrëdhënies që ishte vendosur (në një konsensus të heshtur) midis autorit dhe lexuesit. Realizmi kishte si shqetësim kryesor anën e paraqitjes së realitetit larg retorikës, duke ngulmuar se imitonte përditshmërinë, ndaj lexuesi gjente vetveten dhe e kishte të lehtë për t’i shkuar deri në fund fabulës, që ishte e strukturuar sipas parimit kronologjik shkak-pasojë. Modernizmi e prishi këtë pritshmëri. Shkrimtarët Pikturë e P. Pikaso.Letërsi 23

