Page 250 - Demo
P. 250


                                    4Në çdo marrëdhënie njerëzore, gjëja më e rëndësishme është komunikimi... Të flasim... Më ka marrë malli për kohën kur mblidheshim rreth përparëses së gjyshes dhe ajo fliste e ne dëgjonim. Ajo tregonte dhe ne pyesnim, mendonim dhe flisnim. Pastaj përsëri mendonim dhe pas çdo mendimi ishte një pyetje e një përgjigje. Ne flisnim. Por njerëzit nuk e bëjnë më: nuk ulen për të biseduar dhe për të dëgjuar të tjerët. Sot shkojmë në kinema, teatër, shohim televizor, dëgjojmë muzikë dhe merremi aq shumë me memecërinë e telefonave që, si për ironi të fatit, i kemi emërtuar «të zgjuar”. E ndërsa bëjmë këtë, askush nuk flet, pothuajse asnjëherë. Flasim vetëm kur ankohemi për të thënë: kjo jetë nuk do të ndryshojë kurrë. Nëse duam të ndryshojmë jetën tonë, nëse duam të gjejmë se ku do të shkojmë, duhet të kthehemi në kohët kur mblidheshim rreth zjarrit e dëgjonim të vjetrit kur na tregonin historitë e tyre. Ata tregonim e ne pyesnim. Duke folur, shkëmbenim përvojat tona.(N. Poroçani)Ushtrohuni përmes tekstit22. Problematika e trajtuar i përket llojit: politik; administrativ; social? Pse? 23. Nisur nga mjetet shprehëse që përdoren, kemi të bëjmë me një tekst mediatik letrar. Ndaluni te grupet e fjalëve: a) mblidheshim rreth përparëses së gjyshes; b) pas çdo mendimi ishte një pyetje e një përgjigje;c) merremi aq shumë me memecërinë e telefonave;ç) i kemi emërtuar “të zgjuar”; d) kohët kur mblidheshim rreth zjarrit. Analizoni shmangiet kuptimore që ka pësuar secili grup. Mbështetuni te fjala që mban peshën drejtuese të kuptimit të ri të fituar. Si e orienton fjala drejtuese kuptimin e grupit? Lidheni kuptimin e ri të fituar me informacionin që kërkohet të shpërndahet. 24. Kontrasti është themeli i ndërtimit strukturor të këtij diskursi. Ky kontrast i ka shmangur mjetet shprehëse stereotipike dhe ka ofruar mjete shprehëse artistike, nëpërmjet së cilave ai lokalizon edhe shtresat sociale që zgjedh si audiencë. Identifikoni audiencën, duke e lidhur këtë proces me kontrastin ku mbështetet konceptimi.25. Ky diskurs mediatik përmban në thelb shqetësimin për mungesën e komunikimit. Rrugëzgjidhjen e jep që në hyrje nëpërmjet shkallëzimit rritës të shprehur me foljet: tregonte, pyesnim, mendonim, flisnim. Argumentoni pse kjo është rruga që ofrohet si zgjidhje. A është e drejtë dhe objektive? Mendoni se ky artikull mediatik ka pasur lexueshmëri të lartë? Pse? 26. Kalimi i ligjërimit nëpër veta të ndryshme i jep diskursit nuanca të dinamikës së lëvizjes. Ndahuni në tri grupe. Caktoni një lexues për secilin grup, i cili të lexojë me intonacion një paragraf. A ndikon larmia e përdorimit të vetave në tonin e të lexuarit? Pse? Sfida e të shkruarit 27. Ndiqni në TV ose Youtube disa seri të një emisioni mediatik që ju duket interesant. Mbani shënime rreth gjuhës së përdorur nga drejtuesi i emisionit. Shkruani një punim raportues mbi: gjuhën e drejtuesit; rolin e gjuhës gjatë emisionit;pasurinë e gjuhës; shtjellimin apo devijimin nga tematika.Ferdinand Georg Waldmüller248 Gjuhë
                                
   244   245   246   247   248   249   250   251   252   253   254