Page 251 - Demo
P. 251


                                    1. Lexoni dy tekstet e mëposhtme. Ndonëse janë shkruar nga i njëjti autor, ato kanë dallime thelbësore:Pavarësimi i letërsisë dhe i artit bëhet gjithnjë e më i vështirë. Megjithatë, ne shkrimtarët jemi të bindur se arti nuk do ta ngrejë flamurin e dorëzimit. Qëkur po përmend këtë fjalë të ashpër, mendoj se duhet t’i kthehemi sërish vizionit të dy botëve që gjenden ballë për ballë në pritje të një fitoreje: botës reale si dhe botës së artit. Sigurisht, ka shumë dallime mes tyre, por njëri prej tyre qëndron kolosal mbi gjithë të tjerët. Ndërsa në konfliktin e vet me artin, bota e vërtetë arrin në një tërbim të tillë që t’i turret botës rivale për ta shkatërruar krejt, përkundrazi, bota e artit në asnjë rast – e përsëris – në asnjë rast, nuk e ka sulmuar botën reale me qëllimin për ta dëmtuar, por veç me synimin për ta bërë atë më të bukur e më të përshtatshme. Ky është një dallim thelbësor mes dy botëve. Dhe në këtë rast, ky ndryshim nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon pavarësinë e vërtetë dhe sublime të artit. (Fjalimi me rastin e marrjes së çmimit “Princi i Asturias për Letërsinë”, I. Kadare)Në tendë të zihej fryma. Kronisti shkroi me mundim edhe disa rreshta dhe mbështeti ballin te dora. Nuk i punohej. Gjëmimi i topave i shpërndante mendimet si tufë stërqokash. Për të dhjetën herë lexoi frazën e lënë përgjysmë “Krokodilët e detit të luftës u sulën shumë herë kundër mureve, por fati...” . Deti i luftës. Ai mendoi se këtë shprehje e kishte gjetur shumë mirë, por kishte njëfarë dyshimi për fjalën “krokodilët”. Dihej se krokodilët nuk jetonin ndër dete, por ndër lumenj, kështu që, për të qenë fraza e saktë, duhej thënë: “Krokodilët e lumit të luftës” . Mirëpo shprehja “lumi i luftës” nuk e kishte kurrsesi fuqinë e “detit të luftës”, që të sillte menjëherë ndër mend uturimën, valët e pambaruara dhe egërsimin e beftë të përleshjes. Më lehtë ai mund të flijonte fjalën “krokodilët” sesa “detin e luftës”. Madje, në fillim, duke kërkuar një krahasim për ushtarët që notonin në këtë det, ai kishte sjellë ndër mend të gjitha gjallesat e detit, por asnjëra nuk i ishte dukur e përshtatshme për ushtarët e lavdishëm. Fjala “peshqit” ngjante e butë dhe e lëmuar, “peshkaqenët” tepër dinake dhe grabitqare, “balena” e ngathët, “tetëkëmbëshi” i neveritshëm. Kurse “krokodilët”, si nga forca, si nga rrezikshmëria, e jepnin saktë rrëshqitjen e ushtarëve drejt mureve të kështjellës. Aq më tepër që luspat e forta dhe të pashpueshme, që u mbulojnë trupin, ngjanin aq fort me mburojën e ushtarit. (“Kështjella”, I. Kadare)12Gjuhë Prania dhe mosprania e figurësGjuhë 249
                                
   245   246   247   248   249   250   251   252   253   254   255