Page 252 - Demo
P. 252


                                    a) Përcaktoni llojin e tekstit (letrar/joletrar): teksti i parë teksti i dytë b) Lidhni me shigjetë: gjuhë figurative e ngarkuar përdorim i limituar i figurave teksti i parë gjuhë më e drejtpërdrejtë teksti i dytë i dendur me figura të kuptimit  i dendur me figura të të gjitha llojevec) Tregoni imazhin që krijojnë figurat:  flamuri i dorëzimit  bota e vërtetë arrin në një tërbim të tillë  shpërndante mendimet si tufë stërqokash  krokodilët e lumit të luftës  lumi i luftës  deti i luftës d) Gjeni një neologjizëm në tekstin e parë dhe, pasi të përcaktoni klasën së cilës i përket, lidheni krijimin e neologjizmit me qëllimin e tekstit.e) Plotësoni diagramin e Venit. Në bashkësitë përkatëse vendosni karakteristikat gjuhësore të secilit tekst. Ku priten ato? 2. Lexoni dy shprehjet: Netët e gjata të dimrit dhe Pushteti i zi i natës.a) Ku dallohen nga ana kuptimore?b) Po nga ana ndërtimore?c) Shkruani nga një fjali me secilën prej tyre. Tregoni se në ç’lloj teksti do të përfshinit secilën fjali. 3. Duke njohur perifrazën si figurën që tregon mbi një person, send a dukuri me anë të një grupi fjalësh, analizojeni atë në vargjet e mëposhtme: Tek buron ujët e ftohtë dhe fryn veriu në verë,tek mbin lulja me gaz shumë dhe me bukuri e me erë,ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtia, ku mërzen cjapi me zile, atje i kam mend e mia.  (“Bagëti e bujqësi”, N. Frashëri)250 Gjuhë
                                
   246   247   248   249   250   251   252   253   254   255   256