Page 253 - Demo
P. 253


                                    a) Si lidhet ajo me synimin e poetit?________________________________________ b) Është përdorur ajo në kuptimin eufemik apo si ornament stilistik? Pse?c) Shkruani një paragraf ku të përdorni parafrazën me qëllime eufemike.4. Kujtoni: metafora si figurë përftohet duke përdorur një fjalë ose një grup fjalësh në një lidhje të re, në bazë të marrëdhënieve të ngjashmërisë. Lexoni vargjet:Kur hapet perëndimi pas maleve përposh,Ti vjen, o motr’ e ëmbël, në shpirt të më qëndrosh;Ti zbret vetëtimtare, e fellë-edhe më fellë;Në fund të zemrës s’ime fundet posi një djellë. (“Mbretëria e zemrës”, L. Poradeci)a) Evidentoni në metaforë dhe analizoni lidhjet gjuhësore të fjalëve brenda grupit që identifikuat.b) Cila fjalë mban peshën më të madhe kuptimore brenda metaforës?c) Cili është kuptimi i parë dhe cili kuptimi i figurshëm që ka fituar grupi i fjalëve?d) Po synimi i metaforës brenda strofës, cili është?5. Në vargjet e mëposhtme vërejmë përdorimin e qëllimshëm të metaforës: Molla t`kputuna nji degetdy qershia lidh n`nji rrfanë,ku fillojnë kufijtë e Geget,rrijnë dy çika e nji nanë. (“Juvenilja”, N. Mjedja)Luletë të dininmike sa të duakëtu do të vinintë qajnë me mua  (Çajupi)a) Analizoni mekanizmin e ndërtimit të metaforës “molla t’kputuna”. b) Analizoni mekanizmin e ndërtimit të metaforës “luletë të dinin”.c) Tregoni klasën e fjalëve me të cilat është ndërtuar metafora në secilin rast. d) Ndërtoni nga tri metafora: emërore, foljore, mbiemërore.Gjuhë 251
                                
   247   248   249   250   251   252   253   254   255   256   257