Page 254 - Demo
P. 254


                                    6. a) Lexoni poezinë dhe plotësoni tabelën e mëposhtme: Allalla, o rezil e katil, allalla,Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh,Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh,Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Baraba! (“Marshi i Barabajt”, F. Noli)NR. Grupimi Shembulli Lloji Imazhi Ndjesia që përcjellQëllimi i përdorimit 1 Figura të sintaksës poetike 2 Figura të kuptimit 3 Figura të shprehjes4 Figura tingullore5 Figura të intonacionit poetikb) Synimi i Fan Nolit në këtë krijim ka qenë denigrimi i armiqve të tij politikë. Analizoni lidhjen e tonit dhe gjuhës së figurshme me këtë qëllim. Ndaluni te figurat. E ka arritur Noli synimin e tij? Pse?7. Kujtoni! Një term konkret ngrihet në cilësinë e simbolit në ligjërimin poetik, duke iu vënë theksi te cilësia mbizotëruese, duke anashkaluar cilësitë e tjera. Lexoni vargjet.Fluturonte korbi npër qiellNpër qiell, përmbi shkambijShkonte e vinte rrotullE shikonte kodra e luginaAs po e gjen kund ndonji krueMe e shue etjen e madhe... (“Korbi”, M. Camaj)a) Sipas perceptimit tuaj si lexues, kë simbolizon korbi?b) Cila cilësi mbizotëruese e tij është theksuar?c) Gjuha e vargjeve është e drejtpërdrejtë apo e nënkuptuar? Pse?252 Gjuhë
                                
   248   249   250   251   252   253   254   255   256   257   258