Page 255 - Demo
P. 255
8. Kujtoni! Alegoria është e afërt me metaforën si figurë, veçse në të nuk kemi ndryshim të kuptimit të fjalëve, por një kuptim të thellë e të fshehur.Lexoni vargjet.Zgjodhi pylli Qeverinë.Ujku kapi Blegtorinë,Goxha peshë si Dikaster.I shkon tigri: – Bëmë nder,Ta drejtoj dhe unë një grigjë,Brez pas brezi biem miq!– Ç’biem? – ujku shqyen sytë.– Jemi baxhanakë të dytë!... (“Ujku minister”, F. Lamaj)a) Identifikoni simbolet: b) Çfarë simbolizojnë ato?c) Gjuha e përdorur është e drejtpërdrejtë apo e nënkuptuar? Pse?d) Cilin kuptim ka fshehur alegoria në këtë fabul?9. Shkruani një paragraf joletrar, ku të përdorni një gjuhë pjesërisht të figurshme. 10. Shkruani një tekst letrar, ku të përdorni të gjitha llojet e metaforave. 11. Shkruani një tekst letrar, ku të satirizoni një dukuri negative të shoqërisë shqiptare. 12. Shkruani një ese, në të cilën të përdorni figurën e shqiponjës në funksion simboli dhe me një gjuhë alegorike lidheni atë me fatin e kombit shqiptar. Mund ta nisni me fjalët tashmë emblematike: ...ky është flamuri më i bukur në botë...Gjuhë 253

