Page 256 - Demo
P. 256
Letërsi Zhvillime letrare shqipeZhvillimet letrare të gjysmës së dytë të shek. XX janë ndarë nga studiuesit në disa periudha. Ndër to, periudha e parë përbën dallimin kryesor me periudhat e tjera. Ajo është përcaktuar nga viti ‘45 deri në vitet ‘60. Me të drejtë, disa nga studiuesit e kanë quajtur periudhë shterpë në letërsinë shqipe. Ky pohim vërtetohet lehtë, po të kemi parasysh letërsinë pararendëse, të përfaqësuar nga emra mjaft të afirmuar dhe një pjesë e tyre mjaft koherentë në imazhe dhe stil me letërsinë e huaj (Koliqi, Migjeni, Lasgushi, Kuteli etj.). Kështu që para viteve ’50, në Shqipëri u kodifikua letërsia e realizmit socialist (ose socrealizmi), e cila e shikonte letërsinë në funksion të militantizmit politik, për t’i shërbyer ideologjisë së sistemit të instaluar pas ‘45-s në Shqipëri.Kjo lloj letërsie paraqitej e skematizuar brenda kornizave të caktuara ideologjike (duhej të trajtoheshin tematika që lidheshin me ideologjinë e kohës, personazhet duhej të kishin tipare përfaqësuese të moralit e ideologjisë së partisë, teksti ishte i mbushur me steriotipe-parullë për të ngulitur ideologjinë etj.). Një situatë e tillë, në Shqipëri zgjati përafërsisht deri në vitet ‘60. Duhet thënë se në Kosovë, pavarësisht zhvillimeve të ngjashme politike, asnjëherë nuk u realizua një izolim i plotë dhe një skematizim estetik ekstrem si në Shqipëri. Po kështu, nuk u ndërpre lidhja me traditën letrare. Një rol mjaft të rëndësishëm në promovimin e veprave dhe autorëve kanë “Jeta e re” (revistë, 1949) dhe “Rilindja” (gazetë, 1945). Duhet shtuar se edhe hapja ndaj letërsisë amë (të Shqipërisë) dhe asaj të huaj, në Kosovë filloi shumë më përpara se në Shqipëri, rreth viteve ‘70. Një fakt i tillë shpjegon teknikat mjaft moderne të përdorura që herët nga autorët kosovarë. Në vijim po japim tiparet dhe përfaqësuesit e këtyre zhvillimeve në Shqipëri dhe Kosovë.Zhvillimet letrare në Shqipëri Zhvillimet letrare pas Luftës II Botërore në Shqipëri, siç thamë, u krijuan në kuadrin e një shkëputjeje pothuajse të plotë nga tradita dhe shembujt e saj të shkëlqyer, si dhe nga zhvillimet koherente europiane dhe botërore. Një gjë e tillë nuk u shpall hapur, por në emër të pastërtisë ideologjike, reduktohej dukshëm marrëdhënia me përvojat e tjera të së kaluarës, kurse në emër të vazhdimësisë së marrëdhënieve me përvojat e tjera, ndërpritej komunikimi intensiv me të kaluarën autoktone, pra traditën. Në këtë kontekst, deri në vitet ‘90, u ndaluan në mënyrë të dhunshme Gjergj Fishta, Ernest Koliqi etj. Kurse Naimi, Çajupi, Migjeni u botuan qysh në fillim në “letërsinë e re”, megjithëse veprat e tyre u censuruan, nuk u botuan të plota, por me shkurtime. Noli, Mjedja e Asdreni iu shtuan pak më vonë kësaj letërsie, por duke u mohuar një pjesë të letërsisë së tyre deri vonë. Ali Asllani, Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli, që nuk e lëvruan menjëherë (në fakt, asnjëherë) “estetikën e letërsisë së re”, praktikisht mbetën të mënjanuar, megjithëse nuk u ndaluan kategorikisht.Gjigandi metalurgjik, Isuf Sulovari (1974)254 Letërsi

