Page 257 - Demo
P. 257


                                    Promovuesit “e letërsisë së re” të realizmit socialist ishin: Dhimitër Shuteriqi, Shefqet Musaraj, Andrea Varfi, Kolë Jakova, Aleks Çaçi, Mark Gurakuqi, Fatmir Gjata, Llazar Siliqi etj. Në këtë kohë, në letërsi vihen re tonet mohuese ndaj së shkuarës, si dhe tonet patetike dhe demagogjike, njëkohësisht, për të renë revolucionare. Ndryshimi që u planifikua të kryhej në realitet kishte në bazë dhunën, e cila reflektohej edhe në letërsi: “Ta çojmë grushtin! Minat botës vjetër! / Se ne do të farkojmë përmbi dhe / një botë më të mirë: botën tjetër!” (Andrea Varfi). Në periudhat në vijim dhe veçanërisht pas viteve ‘60 nisi edhe njëfarë debati në lidhje me estetikën që promovohej. Zanafillën mund ta shohim te ndonjë shkrim i Drago Siliqit, mes viteve ‘50, i cili ankohej për skematizmin (rregullat e ngurta për të gjithë shkrimtarët, duke krijuar një skemë të përbashkët krijimi) në letërsi (“Për unin tim dhe tëndin” apo “Shënime letrare”, 1955). Aktiv shfaqet në këtë kohë Dritëro Agolli, i cili debatonte me Mark Gurakuqin, në lidhje me uniformitetin (të njëjtat tematika dhe thuajse i njëjti stil) në poezi, duke e kundërshtuar atë (“Traditë, natyrisht, por jo shtampë”, Arti dhe koha). Agolli i përket atij grupi shkrimtarësh, të cilët megjithëse kanë shkruar edhe në kornizat e realizmit socialist, përsëri kanë ditur të gjejnë mënyra trajtimi si në aspektin stilistik, ashtu dhe në atë tematik, që të dalin nga kuadri i kësaj letërsie. Megjithatë duhet thënë se në veprën e tij gjen vargje tipike të letërsisë së realizmit socialist, si këto: Ne komunistët vramë lubinë që sillte skamjen prej / kobi / Dhe thyem zgjedhën e punës dhe zgjedhën e krahut (“Nënë Shqipëri”, 1974).Në këtë kontekst janë edhe poezi të caktuara të Ismail Kadaresë (“Shqiponjat fluturojnë vetëm lart”), Bardhyl Londos (“Ti je zemra Parti”), Fatos Arapit (“Alarme të përgjakura”), Xhevahir Spahiut (“Ditëlindja e madhe”) etj.I përmendëm këta emra mjaft të njohur si përfaqësuesit më të mirë të letërsisë sonë, për t’ju kujtuar që shumica prej tyre ishin të detyruar të bënin edhe vepra të tilla, për arsye të mbijetesës së tyre fizike e profesionale. Shumë kolegë të tjerë të tyre që nuk e bënë këtë, u vranë, u persekutuan ose u izoluan fizikisht e profesionalisht. Kështu, përmendim rastin e Genc Lekës, Vilson Blloshmit, Havzi Nelës, që u pushkatuan për hir të poezisë që shkruanin. Zef Zorba u burgos dhe nuk u lejua të botonte asgjë gjatë viteve të diktaturës. Po kështu, Frederik Rreshpja e Kasëm Trebeshina u burgosën dhe u persekutuan. Gjithsesi, ashtu siç pohojnë edhe studiuesit, shkrimtarët tanë më të mirë, pavarësisht represionit të pashoq, u munduan në mënyrat e tyre origjinale për të gjetur teknika dhe motive që dilnin jashtë kuadrit të kornizave të socrealizmit. Kështu, Dritëro Agolli filloi të eksperimentonte me figurën e heroit lirik (realizmin lirik, siç njihet ndryshe). Vihet re edhe nga titujt që në këto poezi kemi afrim drejt individit, aspektit personal të tij, metafora është më shprehëse dhe e paideologjizuar, ka një frymë rinore e moderniteti në krahasim me kohën (“Hapat e mia në asfalt”, “Shtigje malesh dhe trotuaresh”, “Mesditë”, “Fjala gdhend gurin” etj.). I tillë jam.Lulet e jetës, Jorgji Gjikopulli 1970Letërsi 255
                                
   251   252   253   254   255   256   257   258   259   260   261