Page 258 - Demo
P. 258
Dua t’udhëtoj përhera,T’udhëtoj me gazetën në xhepa,Me fletore shënimesh, me dhjetë cigare “Riviera”Brigjeve me pisha, lugjeve me plepa. (1979)Mjaft i dallueshëm në këto vepra është motivi i udhëtimit, që gjendet në disa poezi të tij, si një mundësi eksplorimi e heroit lirik të tij. Nuk mund të lëmë pa përmendur satirën e parodinë e hollë, të ndërtuar në linja e personazhe të tipizuara të kohës që, me një humor të ngritur mbi bazën e ndërthurjes së regjistrave të ndryshëm që nuk përputhen me brendinë e asaj që thuhet, stigmatizon pjesë të caktuara të shoqërisë së kohës. (Qose: njeri që nuk ka provuar gëzimin e aktit të të rruarit. - “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”). Natyrisht, pas viteve ‘90, poezia e tij shpërthen në ndërtim, në metrikë, në muzikë, në motive. Ismail Kadare përbën rastin klasik të një mjeshtri të stilit, i cili arriti që edhe në diktaturë të bënte letërsi të një niveli shumë të lartë, duke shfrytëzuar historinë, folklorin, mitin etj., në funksion të teksteve të tij alegorike, nëpërmjet të cilave stigmatizohej regjimi dhe përfaqësuesit e tij. Po kështu, Frederik Reshpja, në 1973-shin, trajton kodet e nderit të shqiptarit (në këtë rast, atë të qëndresës), duke i konceptuar si mite: Nga mitet që populli im ka krijuar / E ka rikrijuar nëpër shekuj / më i bukuri dhe më aktuali / Miti i qëndresës.Fatos Arapi gjithashtu është një shkrimtar që qysh në periudhën e parë të socrealizmit, filloi të dilte jashtë estetikës së kësaj të fundit. Kështu, ai dhe disa shkrimtarë të tjerë, si Bilal Xhaferri, Kadare etj., filluan të përpunonin krahasimin. Tek Arapi, gjysmëhëna e ngrënë krahasohet me një fjalë të thënë përgjysmë, kurse minareje e vjetër, me një mendim turk etj. Në këtë mënyrë, ai shtron udhën e tij në përftimin e metaforës dhe simbolit të ngritur me këto imazhe, që nuk ishin të zakonshme (po të kemi parasysh krahasimin e thjeshtë e jo të zgjeruar me lidhëzën si). Bilal Xhaferri i përket grupit të shkrimtarëve që u persekutuan. Në tekstet e tij, stina e vjeshtës përqaset me një gjyshe të plakur, por të dashur, kurse hëna e Çamërisë së masakruar, me një dele të ndarë nga kopeja. Në këtë mënyrë, ata ulën tonet euforike-demagogjike, duke e drejtuar vëmendjen drejt jetës së zakonshme, jetës së fshatit a qytetit, intimes etj.Madje, në periudhën në vijim, pati edhe një prirje drejt kontrastit: “Toka ime - e ashpra e buta” (Fatos Arapi). Vihet re antiteza me alternim diametralisht të kundërt “e ashpra - e buta”.Gjithashtu, autorët filluan të vinin në punë personifikimin, që mishërohet edhe në metaforë, edhe në krahasim etj. Kjo gjë i ndihmonte ata të fshihnin pjesët e ndryshme të poetikës ndryshe (“U enda porsi ujk / dhe mbeta i pazbutur / ujk përjetë...”, Bilal Xhaferri).Duhet theksuar se ndikim mjaft negativ në konceptimin e krijimtarisë artistike pati edhe vënia e standardit (gjuhës letrare) si variant i detyrueshëm edhe në gjuhën e letërsisë. Kjo dëshmohet lehtësisht nga emërtimi që ka pasur gjerësisht në atë kohë: gjuhë letrare. Kështu, në mënyrë të qëllimshme, u ndërhy edhe në aktin krejt personal, individual, subjektiv, siç është procesi krijues. Kjo natyrisht ndikoi edhe në origjinalitetin e ndërtimit, melodisë, ritmeve etj. dhe në unifikimin e shprehjes. Dritëro Agolli256 Letërsi

