Page 259 - Demo
P. 259


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Letërsia pas Luftës së Dytë Botërore është emërtuar nga kritika si periudha e shkretëtirës letrare. Pse është emërtuar kështu dhe çfarë ndikimi pati realizmi socialist si doktrinë në këtë lloj letërsie? 2. Shkëputja nga tradita dhe nga kontaktet me letërsinë e huaj u realizuan duke përdorur argumente në pamje të parë joideologjike. Cilat ishin këto argumente dhe çfarë qëndrimi u mbajt në lidhje me shkrimtarë të traditës?3. Estetika e socrealizmit pati parimet e veta me të cilat kërkonte uniformitetin edhe në letërsi. Cilat ishin këto parime dhe hartuesit e tyre? 4. Pavarësisht uniformitetit që kërkonte të vinte edhe në letërsi estetika e socrealizmit, shkrimtarë të caktuar patën guximin të debatonin në lidhje me këto kërkesa edhe në mënyrë të hapur. Cilët ishin këta? A e lëvruan gjithsesi një pjesë e mirë e shkrimtarëve të njohur këtë lloj letërsie dhe pse e bënë këtë gjë? Ilustroni me shembuj nga teksti.5. Dritëro Agolli është nja ata intelektualë që pati kurajën të debatonte në mënyrë të hapur me Mark Gurakuqin, në lidhje me uniformitetin që kërkohej edhe në letërsi. Si filloi ta shmangte ai këtë në veprën e tij? Jepni shembuj të heroit të tij lirik dhe motiveve larg toneve ulëritëse, brohoritëse të socrealizmit.6. Shmangia nga uniformiteti kishte edhe prirje estetike të mirëfillta. Dalloni si filloi të përpunohej krahasimi i thjeshtë drejt atij më të ndërlikuar. Ilustroni me shembuj këtë proces. Edhe kontrasti, si një figurë e përdorur në letërsinë e socrealizmit, tashmë filloi të përpunohej. Jepni shembuj.Ushtroni mendimin kritik7. Në mësim u theksua se letërsia e pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, në mënyrë të qëllimshme u shkëput nga tradita letrare pararendëse dhe nga ajo e huaj. A mendoni se një gjë e tillë ndodhi vërtet, duke pasur parasysh edhe faktin se interteksti i paqëllimshëm (që ka të bëjë me ndikimet e folklorit, letërsisë së kultivuar, teksteve fetare etj. te çdo individ) është i pashmangshëm? Diskutoni në lidhje me ndikimet tuaja në të folmen dhe formimin tuaj nga familja, fshati, qyteti nga vini.8. Më lart u dhanë në mënyrë të shkurtuar tiparet e letërsisë së realizmit socialist. Përcaktimi i kornizave të tilla kufizonte mundësitë e shprehjes dhe eksperimentimit stilistik. Pse mendoni se ndodhte kështu? Diskutoni në klasë në lidhje me këtë.9. Në mësim u përmendën disa shkrimtarë shqiptarë që kanë lëvruar modelin e letërsisë së realizmit socialist për arsye të shmangies së persekutimit. Nga ana tjetër, ata arritën që edhe në atë kohë të realizonin vepra jashtë kësaj letërsie. A duhen gjykuar ata për nënshtrimin ndaj diktaturës me disa vepra? Diskutoni në klasë në lidhje me këtë fakt.10. Një pjesë shkrimtarësh nuk e pranuan në mënyrë të hapur letërsinë e realizmit socialist. Ata u persekutuan dhe disa prej tyre edhe u vranë. Si mendoni, çfarë tregon ky veprim i tyre? Intelektualët e vërtetë janë konformistë apo antikonformistë? Diskutoni në klasë.11. Vënia e standardit si një variant i detyrueshëm edhe për gjuhën e letërsisë ishte një veprim që gjithashtu ndikoi në uniformitetin letrar të veprave të kohës, duke shmangur origjinalitetin, individualitetin, si elementet kryesore të një krijimi letrar. Duke pasur parasysh procesin tërësisht individual të një krijimi letrar, ilustroni me shembuj nga përvojat tuaj krijuese. Po ju, si ndiheni kur shkruani një ese, ose një tekst që nuk e ka të detyrueshëm standardin dhe vini re që në vlerësim i janë referuar pikërisht atij? Letërsi 257
                                
   253   254   255   256   257   258   259   260   261   262   263