Page 26 - Demo
P. 26


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Çfarë shënjon fjala “modernizëm” në letërsi? Cilët janë faktorët socialë, shkencorë dhe letrarë që ndikuan në lindjen e Modernizmit?2. Pse Modernizmi u shoqërua me kërkesën për forma të reja shprehjeje?3. Cilat janë tiparet e ndjeshmërisë moderne? Përpiquni të gjeni tipare të tjera (përveç atyre që janë dhënë në tekst) nga librat që keni lexuar apo nga literaturat që mund të shfletoni.4. Plotësoni tabelën sipas kërkesave:Tiparet e stilit modernist Stili romantik Stili realist Dallimet mes tyre5. Cilat janë disa nga temat kryesore të shkrimit modernist? Gjeni tema të tjera.6. Pse tekstet moderniste kërkojnë një lexues të kultivuar, “që të jetë i zoti të vihet në mendime”?7. Çfarë kuptimi kanë për ju fjalët: tëhuajzim, vetmi, absurd, dualitet?Ushtroni mendimin kritik8. Diskutoni mbi tezën: “Tekstet moderniste përshkohen nga idetë e një jete kaotike apo të një bote pa Zot, ku gjithçka është e mundur”. Ilustroni mendimin, duke përdorur argumente nga vepra të tjera të Kafkës apo të autorëve të tjerë modernistë që njihni.9. Siç e kemi cilësuar më lart, kujtesa e pavullnetshme ka të bëjë me eksplorimin e përvojave personale të së shkuarës. A ju ka ndodhur t’ju vijnë ndër mend modele të së shkuarës në mënyrë të pavullnetshme?10. Ju tashmë njihni cilësitë e heroit ideal dhe antiheroit të modernizmit. Në ç’raporte qëndrojnë ata me njëri-tjetrin?Sfida e të shkruarit11. Modernizmi ka ngacmuar shumë shkrimtarë e mendimtarë të shfaqin idetë e tyre mbi vlerat dhe pasurinë që solli kjo rrymë në letërsinë botërore.  Pasi të bëni kërkime mbi këto ide, jepni mendimin tuaj në një ese argumentuese:  “Shekulli XX, konteksti i duhur për ardhjen e modernizmit në letërsi dhe art”.modernistë priren ta sfidojnë vazhdimisht lexuesin, duke i ofruar forma e stile komplekse, të vështira për t’u kapur. Në teknikat e shkrimit modern ndihet parapëlqimi për teknikën e pranëvënies dhe të fragmentimit, si dhe të këndvështrimit të shumëfishtë, të dhënë përmes një ndërgjegjeje të veçantë dhe individuale. Kjo gjë e sfidon lexuesin që të rivendosë vetë një koherencë kuptimore në format e fragmentuara. Ndaj, ky lloj shkrimi kërkon tashmë një lexues që nuk dëfrehet, por që është i zoti të vihet në mendime, një lexues të kultivuar.24 Letërsi
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30