Page 260 - Demo
P. 260


                                    Përveç veprimtarisë letrare të krijuar brenda kufijve të Shqipërisë (dhe të Kosovës, për të cilën do të flasim më poshtë), letërsia e pas Luftës së Dytë Botërore përfshin edhe krijimtarinë letrare të zhvilluar në diasporë. Ajo lidhet me emra mjaft të njohur, si Martin Camaj, Arshi Pipa etj.Këta ishin shkrimtarë, të cilët, për arsye të persekutimit të diktaturës, u larguan nga Shqipëria pas vitit 1945. Duhet thënë se këta shkrimtarë e patën më të lehtë deri diku realizimin e origjinalitetit të tyre krijues, pasi nuk qenë të kufizuar nga skematizmi i asnjë lloj ideologjie (të paktën nuk iu imponua). Në këtë mënyrë, ata eksperimentuan dhe sollën stilin e tyre origjinal të ndikuar edhe nga letërsia bashkëkohore. Pavarësisht eksperimentimeve, ata nuk u shkëputën plotësisht nga motivet që lidheshin me vendin e tyre. Dikush nëpërmjet mallit dhe adhurimit për vendin nga ishin larguar prej shekujsh (shkrimtarët arbëreshë) e dikush përmes mallit përvëlues për familjen e vendin nga ishin larguar e, njëkohësisht, dëshmimit të sakrificave të kaluara në të (jo si pamflet politik, por nëpërmjet sublimimit poetik të teksteve të tyre). Po përmendim Arshi Pipën dhe “Librin e burgut”, që është një dëshmi e gjallë e torturave personale dhe kolektive të të burgosurve politikë (e jo vetëm). Në fakt, ky grup intelektualësh nuk ishin vetëm shkrimtarë, po ishin njerëz të formuar në disa nivele. Kështu, Camaj ishte gjuhëtar i mirëfilltë; Arshi Pipa, kritik, pedagog. Ai ka hartuar një numër të madh kritikash që lidhen me autorë dhe çështje të patrajtuara me objektivitet dhe në mënyrë cilësore nga kritika brenda kufijve. Një vend të veçantë në këtë letërsi zë edhe letërsia arbëreshe, e cila meqenëse kishte krijuar për një kohë të gjatë origjinalitetin e saj, nuk njihet me këtë emër, pra si letërsi diaspore, por si letërsi arbëreshe (Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Xhuzepe Skiro di Maxho, Kate Cukaro, Agostin Jordani etj.). Shkrimtarët e diasporës sollën larmishmëri jo vetëm në motive, po veçanërisht në stilin që ata përdorën. Me këtë qëllim, ata filluan që në tekstet e tyre të përdornin të folmet arkaike krahinore. Më vonë, ata nisën të përdornin edhe standardin, si një mënyrë për t’u afruar sa më afër me origjinën.Zhvillimet letrare në KosovëNë Kosovë, imponimi politik qe pak më i butë sesa në Shqipëri, pasi ai kishte synim nënshtrimin etnik. Në këtë kontekst, shkrimtarët e asaj kohe e krijuan disidencën e tyre duke trajtuar tematika që lidheshin me represionin ndaj individit dhe etnisë së tij. Duhet të kujtojmë se letërsia e Kosovës nuk kishte pasur atë prurje pararendëse si ajo e Shqipërisë. Nga ata që ishin pjesë e kësaj periudhe, vlen të përmendet Esad Mekuli, i cili kishte shkruar edhe para viteve ‘50. Ai e vazhdoi të shkruarin edhe më pas, duke shpalosur në poezitë e tij dramën tronditëse nën regjimin monarkik të ish-Jugosllavisë. Kjo shihet edhe në përmbledhjen me poezi “Për ty” (1955) dhe tri ciklet e poezive që dalin aty. Ato kanë tituj mjaft domethënës: “Nën hijen e robnisë”; “Flamujt e shpaluem”; “Jeta e re”. Letërsi Shkrimtarët e diasporës dhe letërsia arbëreshe258 Letërsi
                                
   254   255   256   257   258   259   260   261   262   263   264