Page 263 - Demo
P. 263


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Përveç letërsisë së lëvruar në Shqipëri dhe në Kosovë, zhvillimet letrare shqipe patën përfaqësues edhe në diasporë. Dalloni dy grupet dhe emërtimet përkatëse të tyre. Përmendni emrat e autorëve.2. Kemi theksuar në mësim se zhvillimet letrare në Kosovë, pavarësisht ngjashmërive, patën ndryshime të dukshme me ato të Shqipërisë. Dalloni këto ndryshime në veprën e Esad Mekulit dhe Hivzi Sulejmanit. 4. Në fillim të viteve ‘60, tonet patriotike të poezisë filluan të binin. Përshkruani tonet dhe tematikat që u dalluan në këtë kohë përmes autorëve përfaqësues.5. Në fund të viteve ‘60 dhe në fillim të viteve ‘70, në letërsinë e Kosovës pati një interesim për mitin, historinë, lashtësinë. Cila qe figura që u intensifikua më së shumti në këtë kontekst? Ilustroni me shembuj nga autorët e dhënë.6. Në vitet ‘80 e në vazhdim, në veprat letrare të Kosovës u vu re eksperimentimi me gjuhën. Në cilat zhanre ndodhi kjo? Ilustroni me shembuj të dhënë në mësim.Ushtroni mendimin kritik7. Letërsia që u zhvillua jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës përfaqësohet nga letërsia e diasporës (Camaj, Pipa etj.) dhe letërsia arbëreshe. Pse mendoni se u ndanë në dy grupe? Diskutoni në lidhje me kriteret e përcaktimit të periudhave letrare (kriteri kohor, kriteri hapësinor, kriteri stilistik etj.).8. Fillesat e letërsisë së pasluftës në Kosovë u shoqëruan me tone patriotike dhe pasqyruan shqetësimet ekzistenciale të individit. A ishte letërsi e angazhuar kjo (pra, letërsi që ngrihej kundër politikave aktuale të kohës, në rastin tonë, represionit serb)? Gjeni shembuj nga vepra të Mekulit, Sulejmanit dhe argumentoni qëndrimin tuaj.9. Në fillim të viteve ‘60 filluan të uleshin tonet patriotike dhe të shfaqeshin tonet melankolike, autobiografike etj. A mendoni se ky lloj tonaliteti u lejonte të afroheshin më shume me qenien dhe botën e brendshme? Nëse po, ilustroni me shembuj nga veprat e autorëve përfaqësues.10. Në vitet ‘80, letërsia kosovare filloi të shfrytëzonte historinë, folklorin, mitin. Simboli është figura që u përdor më së shumti. Pse nuk u perceptuan këto vepra si letërsi e angazhuar? A lidhej kjo me faktin se simbolika e përdorur nuk interpretohej vetëm në kontekstin kombëtar, por edhe në atë universal? Diskutoni.11. Në zhvillimet pas viteve ‘80 (po edhe më përpara) u vu re se shkrimtarët filluan eksperimentimin me gjuhën. Nga shembujt e dhënë në mësim, por edhe të tjerë që mund të keni lexuar, a mendoni se këto vepra mund të kuptohen e shijohen nga një lexues i gjerë, apo nga një lexues që ka një formim të mirë gjuhësor, letrar etj. Diskutoni në lidhje me konceptin e veprave “best seller”. (Gjeni debate në internet në lidhje me këtë dhe përdorini për argumentim.)Sfida e të shkruarit12. Më sipër mësuat se diktatura është imponuar në të gjitha fushat. Përjashtim nuk ka bërë as letërsia, e cila në thelb është akt krijues personal. Për fat të keq, edhe standardi është përdorur në këtë funksion. Krijoni një tekst letrar të shkruar jo në standard, siç doni vetë, me temë “Shtëpia ime”. Tekstin e shkruar përshtateni në standard. Cili ju pëlqen më shumë dhe pse? Diskutoni në klasë.Letërsi 261
                                
   257   258   259   260   261   262   263   264   265   266   267