Page 264 - Demo
P. 264
LetërsiPoezia, motivet dhe elemente të stilitPeriudha e parëNuk është e lehtë të ndash në një hierarki vlerat e veprës së Martin Camajt në tërësi, por një gjë mund të thuhet me siguri: Ajo që të trondit dhe të befason edhe si lexues i parë është poezia. Ajo klasifikohet nga studiuesit si një vepër që i përket rrymës hermetike (pra, që realizon një poezi të vështirë, të errët, pa struktura logjike dhe pa rregulla gramatikore, me sintaksë të deformuar, ku shpesh fjala, imazhi i saj realizon kuptimin e fjalisë, duke i dhënë subjektivitet të theksuar si krijimit, ashtu edhe interpretimit). Në varësi të tipareve stilistike dhe evoluimit të tyre ndër vite, ka studiues që e klasifikojnë veprën poetike të Camajt në tri periudha. Periudha e parë përfshin vitet 1953-1967. Në këtë kohë, në vepër vihen re tipare të poezisë së traditës dhe ndikime veçanërisht nga Mjedja, Shiroka, Xanoni, De Martino, Fishta. Vëllimet që i përkasin kësaj periudhe janë “Një fyell ndër male” (1953) dhe “Kanga e vërrinit” (1954)”. Në poezitë e këtyre dy vëllimeve mbizotëron thjeshtësia, qartësia, vargu metrik dhe i rimuar. Në këtë kontekst, ndikimi i poezisë dhe i estetikës së traditës është i dallueshëm. Kështu, poezia “Syni” (Lirika mes dy moteve) është një sonet, i cili është ndërtuar sipas rregullave klasike, me një njëmbëdhjetërrokësh të rregullt, me rima të njëjta në të dyja katrenet (strofat me katër vargje) dhe me rima që lidhin dy tercinat (strofat me tri vargje). Camaj është shumë i kujdesshëm që rimat të jenë të mirëfillta. “Syni i njeriut nga mendja n’lang çeliku/ u shkri e zemrat e fshefta t’bërthamave /mâ t’imta t’landës i vrejti dhe iku / nesh brima e fmijve sa lindë prej amave. /Syni ynë nën akllin polar paniku/i peshqve âsht, i algës s’ndijshme e gjama ve/n’shpella detare – ushtimë vulkani – ku/përbindshat dridhen vrejtjes tij mes xhamave./ Deti i vjetër ka hapun krahët për t’rrokë/shpatullat tona – e djelmve t’bâmun burra /Tash që s’na shkandullon asgjâ hap derën/e sendeve t’veta që s’gjinden n’tokë./Syni ynë nuk ngihet, syni â furra/e dritës, e diellit që çil në det Martin CamajMartin Camaj (1925-1992) është shkrimtar mjaft origjinal dhe ende i pakrahasueshëm me dikë tjetër në letrat shqipe. Ai lindi në Temal të Dukagjinit. Prejardhja e tij përbën jo vetëm referencën jetësore të individit, por edhe një pjesë të rëndësishme të materialit burimor, aq e prekshme në veprën e tij. Krijimtaria e Camajt është shkruar në një hark kohor relativisht të gjatë, për afro 40 vjet dhe përfshin vepra në poezi, prozë dhe dramë. Martin Camaj ka botuar këto vepra: “Një fyell ndër male” (1953); “Kanga e vërrinit” (1954); “Diella” (1958); “Meshari i Gjon Buzukut” (1960); “Legjenda” (1964); “Lirika mes dy moteve” (1967); “Albanische Wortbildung” (Fjalëformimi i shqipes: 1966); “Njeriu me vete e me të tjerë” (1978); “Rrathë” (1978) “Dranja” (1981); “Shkundullima” (1981); “Karpa” (1987); Poezi 1953-1967 (1981); Gramatikë shqipe (1985); “Nema” (1990); “Buelli” (1990); “Palimpsest” (1991). Martin Camaj me të shoqen262 Letërsi

