Page 265 - Demo
P. 265


                                    pranverën.”. (Në fakt, kjo poezi, sistemin metrik e rimat i ka klasike, por metaforën, imazhin e saj e ka krejt moderne.).Në lidhje me imazhin dhe motivet e poezive të periudhës së parë mund të thuhet se ato janë figura që kanë rrethuar autorin në fëmijëri dhe që kanë mbetur në kujtesë nga vendlindja tij, Dukagjini, (një vend me bukuri të rralla alpine, me njerëz epikë e lirikë njëkohësisht), të tilla, si: bujku, bari, fyelli, mali, qarri, kroi etj. Këto imazhe ishin materiali kryesor që ai i mori dhe i pasqyroi në poezinë e tij, duke i ngritur në piedestal nëpërmjet metaforës së tij të mrekullueshme. Kështu, poeti i drejtohet fyellit, i cili është simbol jetësor në malësi. Fyelli i krijon mundësi të këndojë për botën në qenësinë e saj, ashtu siç është, me doke e zakone të ashpra, me vuajtje të mëdha, po me shpirt të pasur me të gjitha llojet e ndjesive dhe ndjenjave (ashtu siç i kishte fotografuar në kujtesën e tij nga të parët e vet): “At jetë këndoje, që ti e njef aq thellë:/ Dashnin ngadhnjyese, bjeshkë e verë e dimën,/Dokjet e rrebta dhe shpirtin e kthiellë/ Vuejtjet e mdhaja, vdekjen n›skam e dhimbën. (Fyellit).Vini re strofën e rimuar dhe numrin e njëjtë të rrokjeve, si dhe alternimet theksore e ritmike në të njëjtat pozicione për secilin varg. Strofa ndërtohet mbi një metaforë të vetme “at jetë këndoje”, e cila shtjellohet në tri vargjet e tjera, duke bashkërenditur gjithë larminë jetësore e ndjesore të qenies. Në fakt, kjo strofë mund të shihet dhe si përmbledhje e imazheve të veçanta që ai do të shtjellojë në poezi të tjera (përmendëm disa më lart dhe po shtojmë të tjera që gjenden te “Një fyell ndër male”, si poezitë: “Mokna”, “Kroni”, “Në pranverë”, “Mbramja”, “Kcimi”, “Zana”, “Gjarpni”, “Në verime” etj.). Duket sikur ky vëllim është një shkarkim malli për vendin e njerëzit e tij, ndaj dhe gjen vargje të tilla si: “Burrat e fort’ si shkambi, asht, si nyje/ Gjoksin e mollzat kanë,/ Guximi dhe burrnija u shndrit ndër sye / Edhe nji shpirt i gjanë./ Të flak’t ndër epshe e pror trimnit kan’ dashtë”. Vini re se si në katër vargje ndërthuret himnizimi i bukurisë së jashtme me tipare të tilla të njohura e të kënduara në poezinë popullore, si: trimnia, burrnija. Vargu i fundit u shton atyre përmasën njerëzore të pasionit e dashurisë mashkullore. Sërish vihet re një metrikë e rima të rregullta (Tek –tuk, fillon eksperimentimin në metaforë e imazh: vargu i parë pas krahasimit krijon një metaforë me fjalën “asht” [sistemi kockor], duke e dendësuar figuracionin dhe imazhin njëkohësisht). Kjo prirje eksperimentimi (prishje e rregullave klasike të ndërtimit metrik e ritmik) vjen e bëhet më e dukshme te “Kanga e vërrinit”, në të cilën poeti fillon të hulumtojë mbi personalen njerëzore, të zakonshmen intime, erotikën njerëzore etj. (“Kur kcen Dila”, “Deshta nji vashë”, “Nji shpirt”, “Tregimi i vajzës”, “Andrrimi i korbit” etj.) “Nji bot t’mbulueme nën nji gjoks, të ri,/ Ku andrra bredhin si rê t’bardha n’qiell, /Ku vllâjt e luleve presin n’vetmi/Me i nxé nji diell. (“Nji shpirt”). Mund të dallohet se në një strofë me  Martin Camaj Letërsi 263
                                
   259   260   261   262   263   264   265   266   267   268   269