Page 266 - Demo
P. 266


                                    De Kiriko, Pasiguria e poetit, 1926vargje klasike radhit njëra mbi tjetrën metafora që lidhen në marrëdhënie varësie me metaforën e parë (Një botë e mbulueme në një gjoks, të ri), por që zhvillohen edhe vetë brenda saj (Ku andrra bredhin; Ku vllâjt e luleve presin n’vetmi; Me i nxé nji diell). Po kaq delikat, ngacmues dhe njëkohësisht njerëzor shfaqet edhe në poezitë që kanë në brendi erotikën: “Kur tuejsha lop’t ke zalli i lumit n’mrina/Un dymbdhet vjeç - fëmí,/ Hyna tinz n’pemisht rrethue me trina/ E ika me molla n’gjí./Nji plak, që lop’t i ruente pror’ me mue,/M’shiqoi me plot dëshirë/E m’tha gëzueshëm: “Shpejt ti je zhvillue!/Qe besa! po m’vjen mirë.”/U skuqa e plaku i ças m’u duk si shoq:/- Jan’ molla – i thaç tue qeshë/Përdhun’, por plakun nuk dij çka e dogj/E m’briti rrebt: “Hajneshë!” (“Tregimi i Vajzës”). Në pamje të parë është një rrëfim naiv i një fëmije që po përshkruan pjekjen e vet seksuale, përmes një momenti ku kjo e fundit (pjekja seksuale, në trajtën e instinktit) ia mjegullon arsyen (i ças m’u duk si shoq). Alegoria e krijuar mbi bazën e simbolit të krijuar enkas në këtë poezi, mollës (gjinjve), përbën skeletin kryesor të poezisë (flitet për një vjedhje të thjeshtë mollësh, apo për zhvillimin seksual). Kjo shfaqet me një tis ironie, prej dykuptimësisë së këtij ndërtimi. Ndjesia është e lehtë, e këndshme, intime, sensuale, pra, mjaft njerëzore.Periudha e dytëPeriudha e dytë u referohet viteve 1967-1978 gjatë së cilës botoi “Legjenda” (1964: Kjo vepër nga pikëpamja kohore i përket periudhës së parë, por nga tematika dhe fillimi i eksperimentimit në stil klasifikohet në periudhën e dytë.); “Lirika mes dy moteve” (1967); “Njeriu më vete e me të tjerë” (1978). Në këtë periudhë, Camaj hidhet në eksperimentim në mënyrë të qëllimshme. Imazhet e poezisë së tij tashmë ai i kërkon te legjendat, te mitet, por pa rënë në kurthin e imitimit. Ai i përpunon këto skelete antike mitike popullore, duke krijuar me to simbole të cilat do t’i shtjellojë në metafora e jo vetëm. Këto mjete do t’i shërbejnë më tej në motive e perceptim për të zbërthyer qenien njerëzore me problematikat e saj: qëndresën, flijimin, me vuajtjet e mëdyshjet shpirtërore të individit e veçanërisht vetminë etj. (“Lirika mes dy moteve”)Shumë prej “legjendave” janë parodi erotike (Merret figura mitike me një pjesë të kontekstit ku ka qenë në mit apo legjendë dhe i hiqet deri diku imazhi heroik, mitik, legjendar, duke e futur në një ambient të thjeshtë e njerëzor. Me raste, ky proces shkakton edhe humor.). Kështu, Skënderbeu shfaqet si një kalorës çfarëdo, një natë me një grua të vetmuar: “Gruaja i pruni Gjergjit / venë të kuqe e i rrotull djathë, / fier t’njomë e gjij të bardhë” (“Skënderbeu dhe gruaja”). Vini re enumeracionin që përfundon me imazh erotik.Në poezi të tjera, një çakall arratiset me gruan e një malësori; hyjnia e lumit Drin është një dhi e bardhë, një djalosh që niset të vrasë një dhi të egër ndesh një Orë (Zanë), që e josh atë për vdekje. Sipas mitologjisë së folklorit, një shpirt i Orës banon në brirët e një dhie të egër dhe helmeta e Skënderbeut kurorëzohet nga brirë të tillë.Pikërisht këtë lloj trajtimi deri diku antiheroik të këtyre simboleve, dhënë nëpërmjet vargut të lirë (të cilit do t’i referohemi më poshtë), studiuesit e kanë parë si tipar të poezisë moderne në veprën e Camajt.264 Letërsi
                                
   260   261   262   263   264   265   266   267   268   269   270