Page 267 - Demo
P. 267


                                    Në vëllimet poetike që përfaqësojnë këtë periudhë vihet re një përshkallëzim motivesh, të cilat te vëllimi “Njeriu më vete e me të tjerë” shkëputen krejtësisht nga ato të fazës së fillimit, duke marrë trajtën e ndjesive personale. Vetë Camaj e pohon këtë fakt kur thotë: “Motivet kryesore, për sa i përket lirikës, kanë ardhë prej shtytjevet të mia të mbrendshme, don me thanë nga përjetimet vetjake… prej kombinimeve tëndryshme të rrethanave jetësore apo biografike dhe prirjeve psikike, më kan shty të shkruj këto motive.”. Më tej, ai rendit edhe motivet që ka shtjelluar, duke pohuar:“Vetmia, frika me qenë vetëm. Me ndrymjen në vetvete janë të lidhuna motivet, p.sh. “Nën hijen e sendeve”, “Nata e koncertit”, “Rojtari i muzeut nacional”. Por le të shohim si shtjellohen këto motive në poezi. “Nën hije ku sot /mbasdite pushova/e këputa fije bari n’mendim,/cicrrojnë bujqit e natës./ Pranë votre ndigjoj plasje/bishtajzash/gjineshtre në parzëm.” (“Nën hijen e sendeve”). Vihet re se metafora është bërë më abstrakte dhe imazhet e saj janë ndjesore, shqisore (cicrrojnë bujqit e natës; ndigjoj plasje…) dhe pjesë e përjetimit personal (pranë votre, mbasdite e vonë). Edhe vetë titulli me grupin parafjalor krijohet mbi një shmangie në ndërtim që e çon lexuesin drejt një imazhi përjetimi në një atmosferë të mbyllur. Motivin e vetmisë, Camaj e lidh edhe me disa poezi që kanë në qendër motivin e gruas: “…Edhe motiv i grues lidhet me vetminë: disa e kanë interpretue si preferim i sensualitetit, por unë e thom se s’ashtë vetëm sensualitet, por diçka tjetër, komunikim me jetën, mjet për të dalë nga vetmia. Zhgënjimi në proceset e këtij kontakti dalin në “Grueja e gjarpni”, “Dreni plak”, “Legjenda e Shotës” etj. Për nevojën e saj flet “Çka i duhej Uliksit Itaka pa grue?”. Vini re se si perceptohet kjo nevojë në këtë poezi: “Uliksi e Itaka pa grue – dy krena binjokë dhie/me nji bri të thyem: punë e pakryeme.”. (“Çka i duhej Uliksit Itaka pa grue?”) Uliksi, simbol i shtegtimit për t’u kthyer në atdhe, na del tashmë si simbol i ribashkimit me gruan. Kjo e fundit del pa emër për të përforcuar nevojën e bashkimit femër-mashkull, ndryshe qenia mbetet e paplotësuar ose “punë e pakryeme”. Vini re përdorimin e simboleve të vjetra (arketipe) në metaforë (dhia, brini).Po në këtë vëllim, del edhe motivi i frikës nga mbarimi, jo vetëm i jetës, siç e përcakton vetë Camaj: “Frika e të sosunit, jo vetëm të jetës”, e cila ilustrohet me imazhe të tilla, si: “vdekja në përfytyrimin e akullit në “Ai mal akulli ndan kohën”. Ardhja e fundit paraqitet në qetësi, me hapa të lehtë (“Vdekje – krizëm”), por edhe në mënyrë teatrale, me zhurmë të shkundullimës ose të rrungajës (tërmetit).” Poezia “Ai mal akulli ndan kohën” ka një nëntitull që parashikon diçka jopozitive, të ndaluar, kobzezë (Ai mal akulli kish nji emën, nji emën tabú!). Kjo nënkuptohet nga emri tabu, që paraqet eufemizmin si pjesë e supersticionit popullor. E në fakt, në poezi, askund nuk e gjen fjalën vdekje. Situata shfaqet gati si halucinacion: “Para se të mbylleshin sytë në gjumë,/pashë malin e akullt të bardhë/te kambët e mia.”. Njësia “e akullt” ka edhe kuptimin e emrit, përbërjen e tij (prej akulli, por edhe të ndalimit, mbarimit në kuadrin e poezisë) edhe të mbiemrit (e ftohtë). Të dyja të përmbledhura në një simbol të vetëm. Përfundimi i procesit shfaqet me metafora me imazhe qiellore. Letërsi 265
                                
   261   262   263   264   265   266   267   268   269   270   271