Page 268 - Demo
P. 268


                                    Edhe kufoma nënkuptohet me hijen: “Erdhi era me diell dhe e shkrini/e aty nën hijen time doli një bimë.” Veçse në fund përsëri ka një ringjallje, “një bimë”.Në këtë proces krijues kaq eksperimental dhe kompleks, vetë Camaj vë re se “vargjet thuajse klasike” që kishte përdorur deri atëherë nuk i jepnin mundësi të jepte imazhet poetike që dëshironte, ndaj kalon te vargu i lirë, duke e konsideruar këtë proces “si një shlirim” të vërtetë. Për këtë arsye, ai hidhet te vargu i lirë. Ky i fundit pavarësisht se nuk shfaq shumë rima të jashtme, është i kompletuar me rima të brendshme në trajtën e aliteracioneve “Sonte bjen shi me rrshekë / e shndrit vetima nji udhtar me strugë.”. Vini re aliteracionin, që krijohet me tingujt sh/s, i cili krijon edhe imazhin tingullor për rënien e shiut, zhurmës së tij, ndjesisë gjithashtu etj.Camaj vetë veçon faktin se poezia me varg të lirë duhet të jetë e përmbledhur, të mos ketë shumë fjalë, madje duke u munduar të ketë një simetri deri diku edhe mes numrit të fjalëve (shejave) dhe vargjeve, duke na dhënë kështu edhe imazhin e tij koheziv për poezinë, apo siç e quan ai “kompozicion të shkurtë (poezi)”.Periudha e tretë Periudha e tretë përfshin vitet 1978-1992. Në veprat e kësaj kohe vihen re prirje moderne të pahasura në letërsinë shqipe brenda kufijve. Të tilla janë: “Nema” (1990), “Buelli” (1990) dhe “Palimpsest” (1991). Këto tri vëllime janë punimet më unike në letërsinë shqipe, si për nga motivet, ashtu edhe për nga teknikat stilistike të përdorura.Studiuesit kanë vënë re se në këto vëllime është reduktuar dukshëm qartësia tematike dhe kuptimore, si dhe leksiku i zakonshëm. Gjuha poetike e këtyre cikleve është më e ngurtë, më e rëndë dhe ngërthen një domethënie të thellë, alegorike.Abstraksioni është shumë i lartë: “Bien prej nalt nga ranë dhe mollat/ cirka aritmike shiu para kambësh/ dhe stërpikin dheun e/shtama hini eshtnash tjetër ngjyre.”. (“Antilopa me pergamenë”). Vini re se sa abstrakt është imazhi që krijohet qysh në titull, i cili  Fshati, Marc Chagall266 Letërsi
                                
   262   263   264   265   266   267   268   269   270   271   272