Page 269 - Demo
P. 269


                                    nuk deshifrohet dot pa lexuar gjithë poezinë dhe pa pasur një informacion specifik mbi simbolikën që lidh dy konceptet kryesore. Po kështu poeti luan edhe me simbolin e mollës, të cilën e jep në shumës. Më tej stimulon alegorinë me mbiemrin “ritmike”. Praktikisht, vetëm me këtë strofë nuk bën ndonjë lidhje mes saj dhe titullit. Hermetizmi është i fortë dhe me raste i vështirë për t’u deshifruar.Emërtimi i ciklit “Nema” (mallkimi) nuk kushtëzon domosdoshmërisht kuptimin e saj në poezitë e këtij vëllimi. Studiuesit mendojnë se në disa raste ajo shpreh pakënaqësinë dhe kundërvënien me gjendjen e caktuar. “Vetëm e kishte prekë gjarpni/ që nuk zen kurr fëmijë/ pa e nemë e ama një herë.” (“Gjarpni e Fëmija”). Imazhi i kësaj poezie është një fëmijë që qan, pse e ka prekur gjarpri, pavarësisht se, siç thonë edhe këto dy vargje të fundit, ai nuk i zë kurrë fëmijët. Pra, vihet re ndryshimi i gjendjes (pra, po e prek dikush) dhe jo pësimi nga gjarpri.Në raste të tjera, “Nema” shpreh tragjiken, si në këtë rast që konceptohet me vetminë: “Pakënaqësi me qenë aty ku je/ me shokë, shkrolë e thyeme në fjalë/ vjeshtë e dimën e verë/n’orën pesë në mbramje e katër/në mëngjes, me hangër bukën e ré/ mbrenda katër mureve”. (“Pakënaqësi”).Edhe te cikli tjetër i poezive, “Buelli”, shfrytëzohet simbolika e mitit mesdhetar të “buellit”, nga i cili, siç shprehet vetë Camaj, është marrë fakti se “buelli” shihet si zot i fushave, si dhe procesi i shfarosjes së tij në brigjet e Drinit. Duhet thënë se ai nuk është simbol vetëm i kanosjes, ligësisë e shkatërrimit, po ka edhe anën tjetër që lidhet me kundërvënien dhe përballimin: “Ai âsht një mal. /Për çdo shekull një o dy here/ kur zêhet hana/ buelli gur e dhé çohet lugát/ përkulet deri në Lumë e pi ujë/ dhe hurp gur të shkrimë e mazën e tokës/ në vlim.”. (“Buelli, emën mali”)Cikli i fundit i poezive, “Palimpsest”, nuk del jashtë kuadrit tematik dhe kompozicional të dy vëllimeve pararendëse të kësaj periudhe. Palimpsesti është një shkrim i fshehur, i fshirë në një pergamenë të vjetër (lëkurë kafshësh që në lashtësi përdorej për të shkruar). Meqenëse nuk kishte shumë të tilla në atë kohë, praktikohej fshirja e një teksti dhe shkrimi mbi të i një teksti tjetër. Pikërisht ky lloj shtrati alegorik merret dhe aplikohet si një proces vetëzbulues i qenies si individ dhe qenies si shoqëri. Ai e sqaron procesin kështu: “Në këtë palimpsest zbulova hijen/ në thellësinë që s’shihet.”. Në poezitë e këtij cikli, motivet më të dallueshme janë: vetmia, lëngimi, mbyllja dhe errësira e qenies. Abstraksioni i perceptimit dhe i ndërtimit të metaforës është shumë i lartë: “O syt tanë, në váj/ /fshikëza uji mbi qumësht të ngjelmë/e të idhët!” (“Palimpsest i rrëfyem”). Apostrofa aspak e zakonshme që i referohet një vete shumësi, ku përfshihet edhe poeti (tanë) e ndjekur nga një metaforë komplet e pazakonshme perceptimi (lot si flluska e qumështit me kripë, të ngjelmë, që në fakt përbën një oksimoron qumësht-tamël -i ëmbël; i ngjelmë - i kripur - i idhët), krijojnë një imazh të plotë të motiveve të përmendura më sipër.Letërsi 267
                                
   263   264   265   266   267   268   269   270   271   272   273