Page 27 - Demo
P. 27
Proza moderniste ka natyrë eksperimentale. Në të ndihet mungesa e rrëfimit kronologjik, sipas parimit tradicional shkak-pasojë dhe, në vend të tij, autorët modernistë përdorin teknikën e rrëfimit të ndërprerë. Kjo teknikë mundëson kalimin nga një nivel rrëfimi në një tjetër e, po ashtu, lejon praninë e një sërë narratorësh të ndryshëm, të cilët realizojnë pikëvështrime të shumëfishta mbi rrëfimin. Romani “Këlthitja dhe mllefi” i Uilliam Folknerit (William Faulkner) është cilësuar si një nga tekstet më të vështira narrative të modernizmit amerikan. Teksti është i ndarë qartazi në katër pjesë, të cilat strukturojnë katër narrativa të ndryshme dhe kjo për shkak të faktit se ekzistojnë narratorë të ndryshëm në secilën prej tyre: e njëjta seri ngjarjesh apo pasojat e tyre janë prezantuar nga këta narratorë, por lexuesi ka përshtypjen që i tërë teksti është një lloj gjëegjëze dhe “detyra” e tij është të riorganizojë ngjarjet që janë shfaqur këtu në mënyrë të shthurur.Kur flija me Vardamanin, një herë pata makth kur mendova se isha zgjuar, por s’mund të shihja dhe s’mund të ndieja, s’mund ta ndieja shtratin nën mua dhe s’mund të mendoja se çfarë isha, s’mund të mendoja për emrin tim, s’mund të mendoja madje se jam vajzë, s’mund madje as të mendoja, madje as të mendoj, se dua të zgjohem dhe as nuk kujtoja dot se cila ishte e kundërta e zgjimit, kështu që çfarë mund të bëja ishte se e dija që diçka po më ndodhte, por s’mundja të mendoja dot për kohën dhe papritur e dija që diçka po ndodhte, se era fryu dhe më ktheu prej atje ku nuk po fryja unë në dhomë dhe Vardamani ishte në gjumë dhe të gjitha këto u kthyen përsëri nën mua dhe vazhduan sikur një mëndafsh i freskët rrëshqiste ngadalë nëpër këmbët e mia lakuriq.“Duke dhënë shpirt”, U. Folkner, përktheu G. ZelaNë prozën moderniste, fillon të zërë vend edhe teknika e vetëreflektimit për aktin e të shkruarit dhe për natyrën e letërsisë. Novela “Tonio Kregër” e Tomas Manit (Thomas Mann) eksploron problemin e artistit, i cili, në përkushtimin e tij ndaj të shkruarit, detyrohet të privohet nga kënaqësitë e jetës së zakonshme. Tonio përballet vazhdimisht me dyzimet e veta shpirtërore: sakrificën që kërkon arti nga njëra anë dhe plotësimin e kënaqësive personale. Tonios i pëlqen të jetë në shoqërinë e miqve, por natyra artistike nuk e lejon. Mos më flisni për prirje, Lisaveta Ivanovna! Letërsia s’është prirje, por mallkim, që ta dini. Kur fillon ta nxjerrë kokën ky mallkim? Herët, tmerrësisht herët, në një periudhë të jetës kur duhet të kishim ende të drejtë të jetonim të qetë e në harmoni me Zotin e me Gjithësinë. Filloni ta ndieni veten të veçuar, në kundërshtim me të tjerët dhe i pakuptuar nga ata, nga njerëzit e zakonshëm e për së mbari; humnera e ironisë, e dyshimit, e kontradiktave, e njohjes, e ndjenjave që ju ndan nga njerëzit, thellohet shumë e më shumë, ndiheni i vetmuar, dhe tani s’ka më mundësi marrëveshjeje. Çfarë fati! Sidomos po të supozosh që zemra ju ka mbetur aq e gjallë, dhe aq… dashuruese sa t’ia ndiejë tmerrin... Vetëdija për vlerën tuaj ndizet, sepse e ndieni veten të shënuar në ballë mes një mijë të tjerëve dhe e kuptoni që kjo s’i shpëton kujt. Kam njohur LetërsiFragment nga filmi me të njëjtin titullVeçoritë formale të rrëfimit në prozën modernisteLetërsi 25

