Page 270 - Demo
P. 270


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Ndikimi nga poezia e traditës është i dallueshëm në poezinë e periudhës së parë të Martin Camajt. Në cilin nivel duket ky ndikim? Ilustroni me shembuj nga mësimi.2. Imazhet e poezisë së Camajt veçanërisht në periudhën e parë, në pamje të parë, duken të zakonshme. Cilës fushë semantike i përkasin një pjesë prej tyre? A ishte kjo e fundit pjesë e imazheve të një kohe të caktuar të jetës së tij? Ilustroni me shembujt e dhënë më lart e të tjerë nga vepra.3. Cilat janë motivet që dallojnë “Kangën e vërrinit” nga “Një fyell ndër male”? Pavarësisht se të dyja vëllimet i përkasin së njëjtës periudhë, a e ka filluar eksperimentimin shkrimtari dhe ku vihet re kjo? Ilustroni me shembujt e dhënë dhe të tjerë.4. Në periudhën e dytë, poeti hyn në eksperimentim si në tematikë, ashtu edhe në teknikë, duke e inkuadruar poezinë e tij në një kontekst komplet modern. Cilat janë dy elementet që studiuesit i panë si tipare të poezisë moderne? Ilustrojeni me shembujt e dhënë në mësim, po dhe të tjerë.5. Periudha e tretë e krijimtarisë poetike të Camajt përbën shkallën më të lartë të abstraksionit të imazhit, të ngërthyer tashmë nga hermetizmi. A dallohet kjo gjë që nga titujt e vëllimeve? Çfarë i duhet lexuesit për të deshifruar poezi me imazhe të tilla? Ushtroni mendimin kritik6. Dy strofat më poshtë janë marrë njëra nga vëllimi “Një fyell ndër male” (“Mbramja”) dhe tjetra nga “Kanga e vërrinit” (“Ishulli”). Vini re dallimin në mënyrën e ndërtimit të tyre, rimat e jashtme e të brendshme, ritmi, lloji i vargut, imazhi. Diskutoni për evoluimin e stilit të Camajt edhe brenda një periudhe. A mendoni se kjo ndihmon në ndërtimin e një metafore me një imazh surreal deri diku? “U nis dielli e tash po tret’ ndër maje,/ Terri i parë i zuni gropa e çuba;/Lan’ blegtorët pyje dhe i lugaje/ E te kroni krejt po bijn’ me tuba.”( “Mbramja”)“Përmbas horizontit – heshtimi, /mes flokësh kaçurrela resh /zbardhen sy qeni/ në suazën e veshëve lopata.” (“Ishulli”)Me të njëjtat motive, por me vargje të formuara me aliteracione të theksuara, jo vetëm me një tingull, por me rrokje (va-) dhe tinguj njëkohësisht (-v-), theksojnë akoma më shumë metaforat paralele. Këto metafora në këtë poezi na prezantojnë qenien në një situatë pa zgjidhje, të izoluar dhe vajtuese ulëritëse, pa arritur të artikulojë asgjë (ndaj thotë pa folje, se folja formon fjalinë, pra, artikulimin e shqetësimit, që do të sillte njëfarë shkarkimi të këtij të fundit): “Vajtim në vargje pa folje/ vargoj ndër duer e kambë / váthë ndër veshë të shurdhë/zile skaj dyersh në mur pa dalje.”. (“Herë zi”).268 Letërsi
                                
   264   265   266   267   268   269   270   271   272   273   274